ONM kompromenton procesin e vetingut: Dy standarde për konfliktin e interesit

558
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), që ka monitoruar të gjithë listat e kandidatëve, të cilët aplikojnë për institucionet e vetingut, ka aplikuar dy standarde kur është fjala për konfliktin e interesit. Kjo u konstatua edhe nga komisioni i posaçëm parlamentar, që ka nisur shqyrtimin e kandidaturave. Në këtë mënyrë, ONM ka penalizuar për shkak të konfliktit të interesit emrat e juristeve të njohura, me përvoje dhe integritet, Erin Çaku, Kestrin Katro, Monika Meça, Nejla Peka, Rezarta Abdiu dhe Shqipe Halilaj, sepse dikush prej tyre ka vëllanë, motrën apo burrin që punon aktualisht në sistemin e drejtësisë, ndërkohë që megjithëse kanë të njëjtin shkak, me saktë kanë bashkëshortët në sistemin e drejtësisë, nuk janë penalizuar dy konkurrente të tjera, si Fatmira Luli dhe Aldona Sylaj. Zonja Luli mësohet se ka bashkëshortin prokuror në Apelin e Durrësit (Kujtim Luli ), ndërsa zonja Sylaj ka bashkëshortin kryetar të Gjykatës së Vlorës (Skënder Haluca). 

Ky qëndrim me dy standarde nga ana e ONM-së ka ndezur debatet në Komisionin parlamentar dhe ka evidentuar edhe subjektivizmin e ekspertëve të këtij organizmi ndërkombëtar. Shumë prej aplikantëve kanë argumentuar dhe kanë paraqitur dokumente që provojnë njëanshmëri dhe subjektivizëm edhe nga ana e ONM-së. 

Komisioni ad hoc për Verifikimin e Kandidatëve me 6 anëtarë, në drejtimin e kryetarit Ulsi Manja, u mblodh dje për të zhvilluar dëgjesën me listën A të kandidatëve për institucionet e rivlerësimit, të cilët kanë plotësuar kriteret formale. Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së datës 29 maj, seanca vijoi punimet e saj me dëgjesën njëri pas tjetrit të kandidatëve të 84 kandidatëve që kanë plotësuar kriteret formale. Mes kandidatëve ka spikatur ish-prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, e cila kandidon për në Kolegjin e Apelimit, një strukturë e re që do të ngrihet për reformës në drejtësi. Gjithashtu, pjesë e dëgjesave ka qenë edhe ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj
Debati në komision:
Flamur Noka: Keni të afërt në sistemin e drejtësisë?
Ina Rama: Nuk kam të afërm në sistemin e drejtësisë.
Flamur Noka: Keni lidhje me ndonjë force politike?
Rama: Jo.
Noka-Luan Ramës: Je në konflikt interesi, ke të njëjtin mbiemër.
Noka: Gëzoni besueshmërinë e publikut?
Ina Rama: Besoj shumë. Gjatë ushtrimit të funksioneve të mia kam punuar me përkushtim.
Noka: Akuzat ndaj jush, ju bëjnë të humbni besueshmërinë?
Ina Rama: Jo nuk besoj. Nuk ndjehem e politizuar.
Flamur Noka: Jeni skualifikuar nga gjykata e Strasburgut, përse? Keni dijeni për arsyet? 
Ina Rama: Lista u kthye mbrapsht për mosndjekje te procedurës nga Shqipëria. Arsyet ishin procedurale. Asnjë gjë personale.
Noka: A i jeni mirënjohëse kryeministrit që ngul këmbë t’ju fusë në çdo institucion duke propozuar emrin tuaj?
Ina Rama: Kjo s’ka lidhje me mua.
Noka: Gatë kohës si kryeprokurore keni pasur çështje të rëndësishme që jeni akuzuar për përfshirje.
Ina Rama: Unë nuk e kam ndjerë veten asnjëherë të politizuar për t’u përfshirë në çështje.
Sigal