Mbrëmjen e sotme, opinionisti Olti Curri me anë të një postimi në rrjetet sociale, i drejtohet Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke e pyetur se pse ai hesht për shkresën me të cilën vërtetohet abuzimi me 128 milionë euro.
“Para që shkojnë në xhepat e mafias janë gjaku dhe djersa e qytetarëve të Tiranës. Jane paratë që po ia rrëmben Bashkia me kthetrat e Erion Veliajt xhepave të varfër të qytetarëve të Tiranës me taksat që ngrihen përditë, me taksa absurde, me gjoba shitësve ambulantë, me çmimin e ngritur të ujit, me pagesa parkimesh, sikur jemi në Londër.”, – shprehet Curri në postimin e tij.
Reagimi i tij i plotë:
Pse hesht Erion Veliaj per kete shkrese me te cilen vertetohet abuzimi me 128 milione euro?
Apo eshte i zene duke shperndare miliona tek gjykatesit me shpresen qe nuk do ta burgosin pas 25 prillit per kete mega vjedhje? Kete radhe faktet jane te hekurta, e zeze mbi te bardhe, ka firmosur duke shkelur ligjin. Ka anashkaluar keshillin bashkiak duke hedhur firmen qe do i hedhe prangat.
Para qe shkojne ne xhepat e mafias jane gjaku dhe djersa e qytetareve te Tiranes. Jane parate qe po ia rremben bashkia me kthetrat e Erion Veliajt xhepave te varfer te qytetareve te Tiranes me taksat qe ngrihen perdite, me taksa absurde, me gjoba shitesve ambulante, me çmimin e ngritur te ujit, me pagesa parkimesh sikur jemi ne Londer.























