Etion Joka: Nga e paafta te hajduti

888
Sigal

Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetin social “Instagram”, kandidati i LSI në Tiranë Etion Joka, flet për përfaqësuesit që Edi  Rama zgjodhi për zgjedhjet e 25 prillit, për Njësinë nr.1 në Tiranë duke kaluar sipas Jokës, nga e paafta tek hajduti.

“Fatkeqësisht ky nuk ishte një vendim për të kthyer besimin dhe vlerësuar Partine Socialiste të njësisë 1, por akoma më keq, nga aferat më të errëta të kësaj qeverie nxorën më të implikuarin dhe e hodhën  në njësinë 1 pasi aty mendojnë se e kanë të sigurtë fitoren. Alqi Bllako nuk ka asnjë pikë të perbashkët  as me Partinë Socialiste e akoma më tepër me njësinë 1. Alqi Bllako mendon se me lekët e inceneratorëve, me zyrat e ‘bashkëqeverisjes’ të mbushura me pako ,me presionin policor, me hipotekat selektive  nën dorë dhe përdorimin e administratës do mundë të tremb apo blej njësinë 1.”,- shprehet Joka në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë:

Nga e paafta te hajduti !

Sic edhe në Nëntor e kisha paralajmëruar Elona Gjebrea nuk do ishte pjesë e listave të ish Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Një vendim i drejtë duke marr parasysh paaftësinë totale të saj në menaxhimin e PS në njësinë 1 dhe akoma më keq shfrytëzimin e saj vetëm për interesa personale. Deri këtu shumë dakort…
Fatkeqësisht ky nuk ishte një vendim për të kthyer besimin dhe vlerësuar Partine Socialiste të njësisë 1, por akoma më keq, nga aferat më të errëta të kësaj qeverie nxorën më të implikuarin dhe e hodhën  në njësinë 1 pasi aty mendojnë se e kanë të sigurtë fitoren. Alqi Bllako nuk ka asnjë pikë të perbashkët  as me Partinë Socialiste e akoma më tepër me njësinë 1. Alqi Bllako mendon se me lekët e inceneratorëve, me zyrat e ‘bashkëqeverisjes’ të mbushura me pako ,me presionin policor, me hipotekat selektive  nën dorë dhe përdorimin e administratës do mundë të tremb apo blej njësinë 1.
Alqi do humbësh edhe ti.
Nga njësia 1 dhe socialistët e saj do marrësh mesazhin më të rënd qe ke marrë në jetën tënde !
Nuk shitet as blihet dot njësia 1, nuk mundet askush  e akoma më tepër ti që ti bësh presion banorëve te kësaj njësie, nuk ka banorë te njësisë 1 që mos ta dijë se cfarë përfaqëson ti lekët e tua apo tutorët e tu ! Siç garantuam Elonën po të garantojmë edhe ty.
Bëj shumë kujdes !
Shihemi në 25 Prill me ty dhe të gjithë ata që po paguan për të treguar përralla me fitore.
#ShqipëriaShtëpiaJuaj
#Njesia1ShtepiaJuaj