OLAF letër SPAK: Hetoni abuzimet në AZHBR të Frida Krifcës ose çështja i kalon EUROJUST

19
Sigal

 “Luleshtrydhja” Frida Krifca, do të “shtrydhet” nga hetuesit e Brukselit, lidhur me fondet bujqësore. Ja si babëzia e zyrtarëve, nuk kurseu as fondet e BE-së, që në vend që tu jepeshin fermerëve, u gllabëruan nga inceneratorët, restorantet, vilat e resortet e pushtetarëve, trafikantëve dhe klientëve te tyre. Hetimet zbuluan takimet me Krifcën dhe zyrtarët që kërkonin mbi 40% të vlerës së parave. Raporti i FAO-s për kuçedrat që zhdukën 134 milionë Euro grande të “IPARD-II” të BE, përballë 400 mijë fermerëve që përfitojnë më pak naftë se makinat e 140 deputetëve të Kuvendit  

“Luleshtrydhja” Frida Krifca, do të “shtrydhet” nga hetuesit e Brukselit, lidhur me fondet bujqësore. Ja si babëzia e kësaj qeverie, nuk kurseu as fondet e BE-së, që në vend që të shkonin për fermerët, kanë shkuar inceneratorët, për restorante, vila e resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre.

134 milionë Euro grande të fondit “IPARD-II” të BE, të cilat nuk u janë dhënë fermerëve, por janë vjedhur me projekte false, pushtetarëve e trafikantëve, u gllabëruan për investime fantazmë. Hetimet zbuluan takimet me Krifcën dhe si kërkonte 40% të vlerës së parave.

 

INFO

-400 mijë fermerë përfitojnë më pak naftë se makinat e agallarëve të Kuvendit në 1 vit

-Raporti i FAO-s: “Fermerët shqiptarë marrin vetëm 3 euro mbështetje për hektar nga shteti, ndërsa 42 euro shkojnë për institucionet.

Në fillim të kësaj jave, drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, i është dërguar një letër-kujtesë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit e Korrupsionit Fondeve të BE, lidhur me kallëzimin penal që kjo zyrë e BE, ka bërë për korrupsionin me fondet bujqësore dhënë AZHBR në vitet 2017-2020.

Kallëzimin penal në SPAK, OLAF e ka bërë më 13 qershor 2021, për 134 milionë Euro grande të fondit “IPARD-II” të BE, të cilat nuk u janë dhënë fermerëve, por janë vjedhur me projekte false, u janë dhënë ndërtuesve të kullave, pushtetarëve e trafikantëve, me vendime të ish-Drejtores së AZHBR, Frida Krifca në bashkëpunim me vartësit e saj. Më 22 qershor 2021, Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Komisionit Evropian, njoftoi kryeministrin Edi Rama, ish-Ministren e Bujqësisë, Milva Ikonomi dhe ish-Drejtoren e AZHBR, Frida Krifca, se BE do ndërpriste fondet bujqësore për Shqipërinë. Kundër Frida Krifcës dhe 7 vartësve të saj, OLAF depozitoi 74 dosje abuzimesh me fondet e fermerëve, duke kërkuar hetimin dhe vënien para përgjegjësisë penale, të autorëve të krimit financiar dhe detyrimin e përfituesve të paligjshëm, për të ri-kthyer milionat që kanë marrë.

Qysh prej muajit qershor 2021 kur BE bëri kallëzimin penal ndaj Frida Krifcës e vartësve të saj, SPAK nuk filloi asnjë proces hetimi, ndërsa në shtator 2021, kryeministri Edi Rama që e kishte marrë raportin e BE me abuzimet e fondeve, i bëri karshillëk duke e emëruar Ministre Bujqësie.

Në shtator 2022 e në janar 2023, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, Korrupsionit e Vjedhjes së Fondeve të BE, depozitoi në SPAK edhe dy dosje me raste abuzimi të fondeve bujqësore, por SPAK e la në heshtje kallëzimin penal. Në muajin maj 2023, përfaqësuesit e zyrës OLAF të BE erdhën përsëri në zyrat e SPAK, ku kërkuan sqarime për ecurinë e hetimit, ndërsa më 28 shtator 2023, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaroi para mediave se ka nisur hetim për fondet bujqësore të BE.Por hetimi u la përsëri në heshtje, dhe duke mos pasur asnjë veprim nga SPAK prej 2 vitesh e 9 muaj nga kallëzimi; madje as marrje në pyetje të Frida Krifcës, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, Korrupsionit e Vjedhjes së Fondeve të BE, i ka dërguar një letër-kujtese Altin Dumanit në fillim të kësaj jave. Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti”, zyra OLAF e BE, i ka deklaruar kreut të SPAK Altin Dumani, se nëse nuk e mbyll hetimin e fondeve bujqësore brenda muajit prill 2024, dosja do çohet për hetim në EUROJUST, duke e trajtuar si “krim financiar ndërkombëtar”.Që do të thotë, se prokurorët e EUROJUST, do ta hetojnë vetë të kallëzuarën Frida Krifca dhe 7 vartësit e saj; duke i thirrur në Bruksel, e nëse do refuzojnë të paraqiten vullnetarisht, do përdoren format e mjetet e detyrueshme ligjore, do përdoren format dhe mjetet e detyrueshme ligjore ndërkombëtare, për t’i hetuar e gjykuar në izolim atje.

Kujtojmë, që në letër-kujtesën e saj, zyra OLAF e BE, i ka bërë të qartë kreut të SPAK, Altin Dumani, se tej zgjatja me afro 3 vite e hetimit; përveç mungesës së drejtësisë ndaj krimit financiar me vlerë 134 milionë Euro kundër BE dhe mos dërgimit të autorëve para drejtësisë, ka pasojë bllokimin e fondit bujqësor “IPARD-III”.

Hetimi i OLAF (Zyra Evropiane Anti-mashtrim e Donacioneve)

Komisioni Europian pezulloi grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit. Hetimi i OLAF për fondet e bujqësisë në Shqipëri nisi në vitin 2021. Në mars të atij viti, hetuesit e OLAF zhvilluan një operacion në zyrat e Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR-së duke sekuestruar kompjutera, dokumente si dhe prova të tjera në funksion të hetimit për shpërndarjen e granteve të bujqësisë. Ku hetimi ka zbuluar se autoritetet shqiptare, përkatësisht

AZHBR, nuk kanë respektuar procedurat ligjore në shpërndarjen e granteve për fermerët duke bërë që një pjesë e madhe e fondeve të vidhen. OLAF ka identifikuar disa raste kur paratë janë dhënë për investime fantazmë, të cilat nuk ekzistojnë fare. Dëshmitari i OLAF zbuloi detaje nga ku fermerët sorrollaten me procedura burokratike, duke u penguar përfitimin e fondeve të akorduara nga BE në kuadër të programit IPARD II. Takimet me Krifcën dhe si i kërkoi 40% të vlerës së parave dhe shantazhet. Siç duket “Luleshtrydhja” Frida Krifca, do të “shtrydhet” nga hetuesit e Brukselit, lidhur me fondet bujqësore. Flitet se ka prova për vjedhjen e afro 25 milionë Euro me tenderë fiktivë. Ka falsifikime dokumentesh për afro 30 milionë Euro, sikur janë dhënë për sera, stalla, ferma lopësh e bagëti të imëta, punishte qumështi, pemëtore, ullishte e për gjoja ferma+bujtina malore, të cilat nuk ekzistojnë, ose me to janë ndërtuar pallate e vila në Tiranë, Himarë, Sarandë, Pogradec e Velipojë.

Eurot për fermerët shkuan tek inceneratorët

Duke përdorur emra fasadë, bosët e inceneratorëve kanë shndërruar në bujk një nga punonjësit e tyre. Atij i kanë “shitur” me letra 8500 ha tokë nga trualli që incenetarori kishte marrë me koncesion. Ku përmes programit IPARD, 310 mijë euro kalojnë për ndërtimin e një sere nga kompania e inceneratorëve. Ato i janë dhënë nën presion Zotos, Mërtirit dhe Gugalljes.