Njohja e qytetarëve me luftën ndaj korrupsionit, java e hapur e KLSH për qytetarët

418
Sigal

Gazeta Telegraf/

Njohja e qytetarëve me luftën ndaj korrupsionit dhe auditimet
që i bëhen financave në vend  ka bërë që
Kontrolli i Lartë i Shtetit të 
organizojë javën e hapur për qytetarët. Ky aktivitet do të zgjasë nga
data 28 tetor deri në 4 nëntor. Gjatë kësaj jave, qytetarët që do të kenë
mundësi që të  vizitojnë mjediset e
Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe do të mund të njihen me historikun dhe
arritjet e institucionit në 91 vitet e ekzistencës së tij. Ndërsa do të takohen
me punonjës, auditues dhe ekspertë të ndryshëm të institucionit, për të marrë
të gjithë informacionin që ata do të dëshirojnë të kenë, përfshirë edhe
auditimet në proçes. Dita e parë e Javës së Hapur për Qytetarët do të fillojë
në sallën e Akademisë së Shkencave, me një leksion të Profesorit Sang  Lee, nga Universiteti i Nebraskës, SHBA. Orari
i vizitave të qytetarëve në KLSH gjate gjithë Javës së Hapur për Qytetarët do
të jetë 08.00-16.00 dhe 18.00-20.00.