Një ditë pas Asamblesë së PS, Rama mbledh në takim ministrat

Një ditë pas punimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka thirrur një takim më ministrat e kabinetit.

Mësohet se takimi ka nisur prej pak minutash dhe po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Brigadave në Tiranë.

Sigal

Sipas informacioneve paraprake, në fokus të takimit është analizimi i punës së qeverisë.

Të pranishëm në takim janë edhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, si edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kreu i qeverisë kërkoi dje në Asamble një mobilizim më të madh të strukturave të PS-së për t’u vendosur në shërbim të qytetarëve.