Nishani shkarkon Skënderbeun dhe i dorëzon Flamurin Erdoganit

454
Heqja e bustit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nga podium, si edhe dekorimi presidentit turk Erdogan me “Urdhërin e Flamurit” nga presidenti Nishani ka ngjallur reagime e revolta të mëdha në Shqipëri. Prof. Përparim Kabo shkruan nnjë status në facebook, duke i bërë një pyetje publike presidentit Nishani: Përse hoqët bustin e Skënderbeut? Prof. Kabo i kujton presidentit Nishani, që ne, shqiptarët jemi pellazgo-iliro arbëreshët –shqiptarë. 
Dhe në fund, prof. Kabo duke ngritur zërin e revoltës i kujton presidentit Nishani (dhe politikës) se “…pasuritë na i morrët, por emrin shqiptar, jo, kurrë! Njerëz Ju lutem mos heshtni, të protestojmë që të largojmë këta tradhëtar të kombit!” Ja statusi i plotë i prof. Përparim Kabo në facebook: “Përse Erdoganit duhet t’ jepet Urdhëri Flamurit zoti Nishani, për çfarë kontributi? Çarë lidhjesh ka ai me flamurin tonë kombëtar? Pse hoqët bustin e heroit tonë kombëtar zoti president? Kush jeni Ju? Cilit vend dhe histori i takoni? Ju nuk jeni më presidenti i vendit tonë, ju nuk e meritoni të quheni qytetari i parë i Shqipërisë. Pse deri këtu? Gabove, kur shkove në një ceremoni fetare, se ne jemi vend laik. E po hajde tham! Po tani…si guxon të heqësh simbolin kombëtar dhe të shesësh flamurin kombëtar? Turp! Dhe nëse je ti vëlla me turqit aferim. Ne jemi pellazgo iliro arbërorët-shqiptar. Kemi atdhe Shqipërinë, jemi me racë europiane dhe jo aziatike. 
Po në cilën Europë doni të hyni Ju, more kokëbosha, more firaunë, more injorantë me brekushe? Më kujtuat atë hoxhën në Kavajë, që kur shkoi Princ Vidi organizoi njerëzit në shesh që të bërtisnin rroftë mbreti. Dhe sa iku mbreti ai nxori dhe vari në dritare(penxhere) flamurin turk. Neveri për Ju… “O moj Shqypni e mjera shqypni kush të ka qit më krye në hi”….m’u kujtuan këto vargje! Ikni, ikni sa më shpejt, se do t’u marrim përpara me vrullin e shpirtit …pasuritë na i morrët, por emrin shqiptar, jo, kurrë! Njerëz Ju lutem mos heshtni, të protestojmë që të largojmë këta tradhëtar të kombit!”, përfundon Prof. Përparim Kabo.
Sigal