Nishani: Rama, sharlatani që ka vjedhur tre palë zgjedhje nuk ju përgjigjet dot qytetarëve

145
Sigal

Ish-presidenti Bujar Nishani, thotë përmes një statusi në rrjete sociale se kryeministri Edi Rama është një sharlatan që mban postin e kryeministrit, post të cilin e ka vjedhur në tre palë zgjedhje.

Nishani thekson se Rama po bën show duke shëtitut me kamera personale dhe nuk ju jep dot përgjigje shqiptarëve.

Statusi i Nishanit
Një sharlatan që mban postin e Kryeministrit (ka 3 palë zgjedhje që e vjedh e atë post me ndihmën e trafikantëve të drogës) po bën edhe sot të njëjtën gjë të cilën e përsërit sa herë situatat emergjente e nxjerrin zbuluar paaftësinë e tij epike dhe “injorancën” totale në drejtimin e shtetit.

Propagadën e shpifur duke shëtitur me kamera personale dhe regji të parapregatitur por i rrethuar me gardistë dhe policinë sekrete nga tmerri e frika që ka prej qytetarëve të këtij vendi.

Sado shfaqje të shëmtuara propagande të bëjë mes kamerave ky hajdut i rëndomtë e ordiner nuk u jep dot përgjigje shqiptarëve.

Përse gjysmën e parave që shqiptarët paguajnë për 1 (një) litër karburant ja u merr ky për buxhetin e hajnisë ??

Përse çmimi i karburanteve është disa herë më i lartë sot se 6 (gjashtë) muaj më parë, kur çmimi i bursës dot është ekzaktësisht i njëjtë me atë të gjashtë muajve më parë ????

Përse sot që jemi në situatë të jashtëzakonëshme ti hajdut i xhepave të shqiptarëve fut në buxhetin e hajnisë shumë më tepër para nga taksat ndaj shqiptarëve nga sa futej 6 (gjashtë) muaj më parë ???

Përse vendet e rajonit pa kurrfarë dhune shtetërore i kanë çmimet e produkteve ushqimore disa herë më të ulëta se në Shqipëri ???

Të gjithë importues të atyre mallrave, janë. Përgjigja është shumë e thjeshtë. Ata nuk kanë disa hajdutë ordinerë e njerëz krejt të paaftë mbi krye.

Boll me hajninë ndaj shqiptarëve. Boll me hajdutë ordinerë e të paaftë për shtetin !