Nishani: Ja kush do të përfaqësojë PD-në në zgjedhje!

339
Sigal

Ish-presidenti Bujar Nishani thotë se kandidatët e vetëm të PD për zgjedhjet lokale të pjessshme më 6 mars do të jenë vetëm ata që do të dalin nga primaret. Në një intervistë, anëtari i Komisionit të Rithemelimit u shpreh se kanë nisur negociatat me aleatët që në zgjedhje të futen si një  front i gjerë opozitar.

“Ne e kemi deklaruar si vendim që nuk ka kthim pas, nuk ka tjetërsim. Do të përfaqësohemi me kandidatët që dalin nga procesi i primareve. PD e drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit prej kohësh po angazhohet për të menaxhuar një frymë të gjerë opozitare që është në vend”.

Nishani teksa nuk përjashton  mundësinë e rikthimit të protestave pas 6 Marsit.

“Ka një aleancë prej kohësh të madhe midis zotit Rama dhe zotit Basha, pra janë një, pavarësisht se mund të dalim me një, dy apo tre kandidatë është çështje e tyre. Jam besimplotë që zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 6 Marsit do të jenë shumë interesante të cilat nuk kanë alternativë tjetër përevçse të reflektojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Dhe protestat, në këtë situatë dhe ambient të madh krize shumëdimesionale janë normae që do të vijnë dhe do të shfaqen”.

Ish-presidenti deklaron se organizimi i PD për zgjedhjet e pjesshme do të bëhen nga Komisioni i Rithemelimit, pasi sipas tij, Basha dhe lidershipi i PD është i shkarkuar.