Nis seanca e parë dëgjimore e Vetingut, gjyqtari Fatos Lulo dërgon avokatin

735
Ka nisur sot në orë 11:00 në Pallatin e Kongreseve, seanca e parë dëgjimore e Vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëse.
I pari gjyqtar i thirrur është Fatos Lulo, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk është paraqitur, por është përfaqësuar me avokatin e tij Ardian Visha.

Trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja si dhe nga gjyqtarët dhe prokurorët e SHBA-BE, pjesë e ekipit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit: Theo Jacobs, Ferdinando Buatier de Mongeot, Elka Ermenkova, Branko Hrvatin, Hans Kijlstra, John S. Leonardo, Mia Roessingh-Bakels dhe Marie Tuma.
Pyetjet janë lidhur me veprimtarinë e Lulos si gjyqtar, pasurinë e tij dhe lidhje të mundshme me botën e krimit.
Sigal