Ngërçi politik/ Negociatorët e PS dhe PD takohen sërish në fshehtësi

466
Oerd Bylykbashi dhe Taulant Balla janë takuar sërish mëngjesin e sotëm në përpjekje për të renë dakort për një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha.

Ora dhe vendi i takimit është mbajtur sërish larg vëmendjes së mediave, ndërkohë që negocitatorët e të dyja palëve janë treguar të rezervuar për të dhënë detaje të takimit. News24 ka mësuar se qëndrimet e palëve nuk kanë ndryshuar as në ketë takim të dytë, ndërkohë që palët pritet të takohën sërish.

Takimi vjen në një javë të rëndësishme politike ku vendin tonë pritet ta vizitojë David McAllister, zëvendës-presidenti i Partive Popullore Europiane në rolin e negociatorit për të zgjidhur krizën nëpërmjet dialogut megjithatë vizita e tij mbetet në pikëpyetje për shkak se zyrtari gjerman ka kërkuar një axhendë të dakordësuar më herët nga palët, për atë se çfarë do të negociohet.
Sigal