Ngërçi me Kushtetuesen/ Blushi i përgjigjet Kocijancic: Mos u keqpërdor nga Rilindja…

467
Sigal

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic, përmes një deklarate për shtyp ditën e sotme, lidhur me ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese në Shqipërisë, është shprehur ndër të tjera se, Kushtetuta dhe legjislacioni i vitit 2016, është i qartë sa i përket përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, rolit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe mekanizmit zhbllokues pas afatit 30-ditor që Kuvendi dhe Presidenti kanë për të zgjedhur mes tre kandidatëve të parë.

Sipas Kocijancic, “një interpretim që nuk i pranon këta elementë thelbësorë të mekanizmit të emërimit, siç përcaktohet në Kushtetutë dhe ligjet përkatëse, vë në pikëpyetje parimin e shtetit të së drejtës”.

Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, fton Kocijancic të lexojë Kushtetutën e Shqipërisë në shqip dhe të mos keqpërdoret nga mazhoranca për politikë ditore.

“Maja të lexojë Kushtetutën në shqip dhe të mos keqpërdoret nga Rilindja për lajme dite!”, shkruan zëdhënësi i presidentit në regimin e tij.