Nga dyert e SPAK, aktori Mehdi Malkaj i drejtohet ambasadores Yuri Kim: E katranose këtë punë siç deshe vetë, na bërë popull anti-amerikan

308
Sigal

Aleanca për Teatrin ka depozituar sot një tjetër padi në SPAK, në vazhdën e kallëzimeve të mëparshme që ka bërë në këtë institucion për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sot, radhën e ka pasur prokurori i SPAK Sotir Kllapi.

Për mediat, nga dyert e SPAK ka folur dhe aktori Mehdi Malkaj, i cili i është drejtuar ambasadores Yuri Kim.

“Unë kam mendimin se drejtësisa e re është më e vjetër se drejtësia e vjetër dhe kjo mendoj unë është një sukses i madh i qeverisë shqiptare e udhëhequr nga Yuri Kim e cila pasi mbaroi gjithë këtë turizmin veror besoj që do marrë malet.

Zonja ambasadore të uroj shëndet, suksese, e katranose këtë punë siç deshe ti. Nga një popull shumë pro-amerike, tani avash-avash po bëhemi anti-amerikanë. Hajde shëndet e të mira”, ka thënë ndër të tjera aktori.