Merkel i jep “shuplakë”  kryeministrit Edi Rama

416
Sigal

Kancelarja gjermane, në prezantimin e prioriteteve të Presidencës gjermane në PE në gjashtëmujorin e dytë të 2020-s, ndan Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Merkel artikulon për vendin tonë: “ Nëse është e mundur”, ndërsa për MV shpreh angazhimin e plotë. Komisioneri i Zgjerimit: Marrëveshja e 5 qershorit të votohet pa vonesë

 Kancelarja gjermane, Angela Merkel bën diferencën midis hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës gjermane në Parlamentin Europian, kancerlarja gjermane, i është referuar mundësimit të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet si objektiv gjatë këtij gjashtëmujori. Por ndryshe nga Maqedonia e Veriut, teksa i është referuar kësaj etape me Shqipërinë, Merkel ka artikuluar:  “nëse është e mundur”.  “Një nga tre objektivat e politikës së jashtme gjatë presidencës tonë ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor. Lidhur me konferencat e anëtarësimit, ne duhet të angazhohemi në negociata të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe nëse është e mundur me Shqipërinë, si dhe progresin për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të ofrojmë një perspektivë anëtarësimi”, -tha Merkel. Fiksimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut duket i mundshëm në 10 nëntor gjatë takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, sipas kalendarit të përkohshëm të Këshillit të Bashkimit Europian. Ndërkohë, fiksimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë,  ka shumë pak gjasa të ndodhë gjatë presidencës gjermane,  nisur nga kushtëzimi i rreptë i 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian,  para hedhjes së një hapi të tillë me vendin të artikuluar në vendimin e 25 marsit.