Në ‘sitën’ e vettingut, KPK nis seancën dëgjimore me gjyqtaren Altina Xhoxhaj

704
Gjyqtarja Altina Xhoxhaj është anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese që do të përballet me procesin e vetingut pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos dhe Vitore Tushës. Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit po zhvillon një seancë dëgjimore për Xhoxhaj. Mësohet se në sallë është e pranishme gjyqëtarja bashkë me avokaten e saj.
Trupa gjykuese për Xhoxhajn kryesohet nga Brunilda Bekteshi dhe anëtar Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo.
Fatos Lulo ka qenë gjyqtari i parë që është rivlerësuar nga KPK, por që u shkarkua për shkak të mos justifikimit të pasurive. Ndërkohë Vitore Tusha arriti të kalojë vetingun, duke dalë një figurë e pastër me deklarim të rregullt të pasurisë, ndërsa Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në Prokurori.
Altina Xhoxhaj, e cila u diplomua në vitin 1994, e nisi karrierën në gjyqësor një vit më vonë si gjyqtare e shkallës së parë në Tiranë. Në vitet 2006-2010 ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe në maj të vitit 2010 u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Në vitet 1995-2000 ajo ka qenë pedagoge e jashtme në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë dhe prej vitit 2013 jep lëndën “E drejta tregtare” në Shkollën e Magjistraturës. Xhoxhaj është gjithashtu eksperte e trajnimit për gjyqtarë.


Sigal