“Ndryshimi fiton me 25 prill mbi 90 mandate”, Presidenti Ilir Meta: Vota e 25 prillit do të vendosë ligjin dhe do mbrojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve

179
Sigal

Në vazhdim të intervistës, Presidenti Ilir Meta u shpreh se, në këto momente mbrojtja e Atdhetu është detyrë mbi detyrat dhe se vota e 25 prillit do të vendosë ligjin dhe do mbrojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

“Çfarë mund të bëj Presidenti kur sheh që ka akte dhune?! Çfarë duhet të presë Presidenti? Që e gjithë Shqipëria të jetë si Shijaku dhe Dibra? Kjo kurrë nuk ka për të ndodhur. Sot Mbrojtja e Atdheut është detyrë mbi detyrat. Mbrojtja e Atdheut është që të  gjithë qytetarët të  shkojnë të votojë në 25 prill. Vota e tyre do sigurojë të ardhmen, mbrojtjen e familjes dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Vota e 25 prillit, do të vendose ligjin dhe do mbrojë të drejtat dhe liritë e tyre.”,- shtoi më tej, Kreu i Shtetit.

Në vijim të bisedës për referendumin zgjedhor të 25 prillit, Presidenti i Republikës tha se, “Unë, i kam në fakte të gjitha ato që shpreh. Sot unë kam marrë në mbrojtje një biznesmen të ndershëm i cili nga sot është marr në mbrojtje nga unë sepse ka bere një denoncim të rëndë.  I kam kërkuar dhe mbrojtjen e tij nga Policia.  Kjo situatë po krijohet se, ‘peshkaqenët e mëdhenj’  ata të dosjes së Shijakut dhe Dibrës janë ende në të lirë dhe nuk po kapen. Por në 25 prill, këta do të kapen nga ‘rrjeta’ e popullit shqiptar. Ndryshimi fiton me 25 prill mbi 90 mandate.”

“Çdo pikë gjaku që derdhet në fushatë është përgjegjësi personale e Edi Ramës, e Ardi Veliut e drejtorëve lokal të Policisë. Do të jetë përgjegjësi personale e Edi Ramës, do të jetë përgjegjësi e Ardi Veliut çdo presion që do bëhet në emër të votës. Nuk është një shembull i Partisë Socialiste, sepse Partia Socialiste ka qenë shembull i demokracisë dhe i zgjedhjeve të brendshme. Është Partia Socialiste që e bëri Kushtetutën me referendum, kjo e sotmja nuk është Parti Socialiste.”,- shtoi më tej Presidenti Ilir Meta pas ngjarjeve që ndodhën sot në qytetin e Kavajës.