Nard Ndoka: Teatri ka shembur Ramën

367
Sigal

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, thotë se shembja e Teatrit Kombëtar ka rrëzuar edhe kryeministrin Edi Rama. Sa i përket pritjes që zhvilloi ditën e sotme Presidenti Ilir Meta me partitë e opozitës, Ndoka u shpreh se situata aktuale politike ishte tema e këtij takimi.

“Teatri ka shembur Ramën. Sot fillon një epokë para teatrit dhe pas teatrit, në aspektin politik dhe të një kauze. Kjo do të jetë kthesa e madhe edhe e ndërgjegjësimit të qytetarëve. Tashmë ka një shpresë tjetër. Opozita ka agjendën e saj politike dhe ne jemi të fokusuar të reforma zgjedhore. Shembja e teatrit e acaroi shumë paqen politike. Ne jemi të përkushtuar krah artistëve, për ta bërë nul veprimin anadollak të kryeministrit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ne shohim se kemi përballë një kryeministër që nuk e njeh Kushtetutën, realitetin e politikës dhe ka dhunuar institucionet. Veprimet e tij antiligjore dhe antikushtetuese, me shembjen e Teatrit, jemi në situatën që nuk mund t’ia besojmë atij të administrojë zgjedhjet. Çlirimi i kësaj skeme dhe garanci për zgjedhje të ndershme. Zgjedhjet tranzitore janë bërë një pikë e pakalueshme e opozitës”.