‘Mos u tallni me Tao-Taon. Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ballës: Lëre kalemin, shtrëngo kallamin

341
Sigal

Negociatata për hapësirën detare Shqipëri-Greqi, kanë sjellë edhe përpjasje të forta politike brenda vendit tonë.

Një ditë më parë presidenti Meta deklaroi se do të njohë vetëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas tij reagoi Taulant Balla, që tha se PS ishte në krah të historisë.

Por sot, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi është tallur me Ballën, ose ndryshe Tao Taon.

Mesazhi i Tedi Blushit për Ballën:

Mos u tallni me Tao Taon!

Ju lutem pse talleni me Tao Taon? Presidenti Meta është shprehur se ai do të respektojë vetëm Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë. Kushtetutën e ka miratuar PS me referendum në 22 nëntor 1998, ndërsa dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 është marrë në bazë të kërkesës dhe ankesës së PS.

Pra Presidenti ka konfirmuar besnikërinë ndaj këtyre akteve madhore që mbajnë vulën e PS.

Në vend të mërzitet PD, revoltohet Tao Tao!

Kush na e dizinformon Tao Taon turp të ketë!

Një ftesë miqësore edhe për Tao Taon: Lere kalemin, shtrëngo kallamin!