Monika Kryemadhi flet në VOA për prioritetet e LSI dhe marrëdhënien me PD. Sot në ora 18.00 takimi i fitores në Sheshin “Nënë Tereza”

245
Sigal

Kryemadhi bën thirrje: Sot tek sheshi “Nënë Tereza” takimi i fitores së madhe! Ndryshimi është i pandalshëm

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi njofton se sot në orën 18:00 më 22 prill organizohet takimi i partisë së saj tek sheshi ‘’Nënë Tereza’’. Kryemadhi e quan ‘’Takimi i Fitores së Madhe’’, ndërkohë që thotë se ndryshimi është i pandalshëm. Kryemadhi thekson se shqiptarët e kanë marrë vendimin e tyre. Monika Kryemadhi: Ndryshimi është i pandalshëm. Shqiptarët e kanë marrë vendimin e tyre. Në 25 Prill, Shqipëria shtëpia Juaj! Voto 6.  Voto LSI.

Monika Kryemadhi flet në Zëri i Amerikës  për prioritetet e LSI-së dhe marrëdhënien me PD

Në Shqipëri, në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, flet për premtimet e kësaj force politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, marrëdhënien me Partinë Demokratike me të cilën ajo ka firmosur një marrëveshje për bashkëqeverisje, si dhe qëndrimin ndaj Reformës në Drejtësi e procesit të vaksinimit kundër COVID 19.

Zëri i Amerikës: Zonja Kryemadhi, cilat janë boshtet e ofertës suaj përballë shqiptarëve, ato për të cilat pas 4 vitesh nëse fitoni ju do të mund të thoni që i keni realizuar?

Monika Kryemadhi: Ne si LSI me grupin e punës dhe të programit kemi artikuluar 5 prioritete kryesore, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me arsimimin e të rinjve që është një nga prioritetet tona kryesore dhe rritja e standardit të cilësisë së arsimit, çështjen e punësimit të të rinjve duke pasur ata paga të mirëpaguara. Është projekti më i bukur që ka një përkrahje të jashtëzakonshme sidomos te çiftet e reja dhe tek të rinjtë “Nga bebja në bebe”. Prioriteti për bujqësinë, me pajisjen me kartë të fermerit që krijon ndihmën e drejtpërdrejtë. Dhe një nga pikat tona kryesore është dhe rimbursimi me 5% të shpenzimeve, e cila krijon mundësinë e formalizimit të ekonomisë shqiptare. Një nga problemet më të mëdha që ka sot ekonomia shqiptare është informaliteti i cili krijon jo vetëm evazion fiskal, por nuk arrin dot që buxheti i shtetit të ketë mbushjen e arkës së tij. Nëpërmjet kësaj skeme të rimbursimit të 5% të shpenzimeve të familjeve shqiptare, ata deri në fund të vitit do të kenë mundësi që ose në fund të çdo muaji.Ndërkohë që nga ana tjetër rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit. Për të folur pastaj për arsimin, taksën 1% për bizneset e mëdha, e cila është një taksë që shkon vetëm për arsimin, sepse ndodh rëndom që ne paguajmë 340 lekë litër naftë për taksën e rrugës së Kombit, por në fakt këto para nuk shkojnë për rrugën e Kombit, sepse do ta kishim paguar 10 herë deri tani, por duhet të shkojë drejtpërsëdrejti tek arsimi. Dhe me këtë 1% arrijmë që ne të mbajmë dhe premtimin e 5% të GDP për arsimin.

– Të gjitha këto a kanë një faturë financiare?

– Sigurisht që ka një faturë, por nuk ka investim nga buxheti i shtetit. Kur ne kemi bërë propozimin për 5% e rimbursimit të familjeve shqiptare ne kemi bërë dhe një konsultim me ekspertë të bankave të niveleve të dyta, të cilat janë goxha të interesuara sepse fillon jo vetëm formalizimi nëpërmjet sistemit bankar, fillon në një farë mënyre edhe inventarizimi i të gjithë lëvizjes monetare, që do të ndodhë në ekonominë shqiptare. Por nga ana tjetër fillon dhe qarkullon vlera monetare.

– Po ju megjithatë keni një marrëveshje me Partinë Demokratike për bashkëqeverisje. Cilat janë pikat për të cilat ju nuk do të lëshoni?

– Ne kemi qenë për taksën e sheshtë 10 % dhe Partia Demokratike ishte për 9% dhe u dakordësuam për numrin 9. Ndërkohë që për të gjitha këto 5 prioritete, për të cilat ne i kemi quajtur të qarta që janë 5 prioritete të panegociueshme, normalisht që janë të realizueshme dhe nuk kanë asnjë lloj përplasjeje me angazhimet e Partisë Demokratike. Ashtu sikurse, edhe në marrëveshjen e 1 marsit që ne kemi firmosur me Partinë Demokratike, janë edhe 13 pika të tjera, për të cilat ne jemi angazhuar bashkarisht politikisht të dy kryetarët e partive në emër të forcave politike që ne përfaqësojmë. Ne për Ligjin e Arsimit të Lartë kemi këndvështrime të ndryshme dhe po të shikosh edhe në angazhimet tona, edhe në angazhimet e Partisë Demokratike, kemi disa pika për të cilat ne nuk jemi dakordësuar, sepse ne kemi këndvështrim komplet tjetër, sepse ne duam përfshirjen e grupeve të interesit në hartimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, ku grupi kryesor i interesit janë universitetet, qofshin këto publike apo private, por si lokomotivë tërheqëse e kësaj iniciative duhet të jetë universiteti publik, duke pasur parasysh që ne jemi një forcë e majtë dhe i qëndrojmë po themi fort forcimit të universiteteve publike. Ashtu sikurse për çështjen e subvencioneve në bujqësi. E rëndësishme është që ne të krijojmë hapësira të drejtpërdrejta. Edhe Partia Demokratike, edhe ne, jemi për subvencione në bujqësi.

– Znj. Kryemadhi, reforma në drejtësi mbetet një temë kryesore diskutimesh, debatesh. Çfarë duhet bërë, çfarë duhet korrigjuar sipas jush?

– Ndoshta duhet ta kthejmë pyetjen në anën tjetër. Unë vetë si Monika Kryemadhi, por edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, jam e bindur edhe vetë Partia Demokratike kemi votuar një reformë në drejtësi në dakordësi me të gjitha institucionet ndërkombëtare, me Komisionin e Venecias, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian në korrik të 2016-s dhe për herë të parë si asnjëherë në 30 vitet e tranzicionit dhe të pluralizmit politik ne kemi pasur një dakordësi 100 për qind, me 140 deputetë në Parlament. Për tetë ligjet e reformës, Partia Demokratike ka pasur opsionet e veta, ndërsa ne kemi votuar. Dhe ne nuk i kthehemi mbrapsht absolutisht dhe nuk mendojmë se duhet korrigjuar asgjë nga ajo çfarë kemi votuar në 21-22 korrik të 2016-s. Më pas ndodhi deformimi dhe kapja e asaj që zoti Rama e deformoi, e ndryshoi, e kapi, e tjetërsoi, e për të cilën unë mendoj që duhet të jemi shumë të kujdesshëm, pasi dashje pa dashje, diku me indiciet tona personale apo diku me preferencat tona personale, edhe familjare, shkojmë dhe kemi bërë një gabim shumë të madh, i cila faktikisht i ka kushtuar jashtëzakonisht Shqipërisë.

-Këto janë konstatime nga ana juaj. Si ju do e ndryshoni situatën për të cilën flisni?

– Mjaftojmë të zbatojmë atë që kemi vendosur në 21 dhe 22 korrik të 2016 dhe atë që ka vendosur dhe firmosur Komisioni i Venecias. Unë nuk mendoj se Monika Kryemadhi është më eksperte se Komisioni i Venecias dhe është më eksperte se ata të cilët e kanë përgatitur dhe ja kanë ofruar parlamentit shqiptar në dakortësi me Partinë Demokratike dhe 20 votat e LSI-së të asaj kohe dhe Partisë Socialiste të 2016.

Sa i sinqertë është ky bashkëpunim me Partinë Demokratike, në sensin që lindi si një objektiv kryesor për të larguar kryeministrin Rama?

– Që të jemi të sinqertë bashkëpunimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim në të dyja rastet, qoftë me Partinë Demokratike, qoftë me Partinë Socialiste, kanë qenë bashkëpunime të cilat kanë të bëjnë për sa i përket strategjisë dhe momenteve të caktuara kohore.  Të paktën për aq informacion sa kam unë dhe sa kam qenë prezentë në strukturat e LSI-së, bashkëpunimi i 2009-ës, marrëveshja e 2009-ës ka qenë sepse ishin 70 me 70 mandate, pra nuk bëhej e mundur dhe ishte një nga prioritetet kryesore liberalizimi i vizave për shqiptarët. Marrëveshja me PD-në kishte të bënte jo vetëm me liberalizimin e vizave.