Monika Kryemadhi: Angazhimi ynë është trajtimi me dinjitet i punëtorëve të rafinerisë së naftës

210
Sigal

Në vijim të prezantimit të kandidatit për deputet në Mallakastër, Ardian Alushit, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se, një nga angazhimet dhe obligimet kryesore të LSI është trajtimi me dinjitet i punëtorëve të rafinerisë së naftës.

“Ne e dimë shumë mirë dhe kemi kohë që po e ndjekim, që në kohën e grevës së punëtorëve së Poçemit të pompave dhe të Ujësjellësit të Mallakastrës dhe që nga ajo kohë jemi bërë më familjarë për problematikat. Kejdi po ashtu edhe si bijë Mallakastre, por edhe si vajza e dy prindërve që kanë punuar në rafinerinë e Ballshit. Janë jo vetëm obligime politike, por edhe detyrime morale, njerëzore që ne i kemi ndaj jush.”,- tha Kryemadhi gjatë takimit.

Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit: 

Bashkë me Kejdin edhe me Adin, ne kemi diskutuar dhe jemi jo thjesht në kuadrin e gjetjes së problematikave, por edhe zgjidhjes së problemit. Nëse këtij qyteti nuk do t’i kthejmë atë identitet, që është identiteti i rafinerisë, i prodhimit të naftës, do të jetë shumë e vështirë që ky qytet të vazhdojë dhe të banohet. Përkundrazi do të vazhdojë dhe të shpopullohet me ritme më të shpejta, sepse nëse deri dje rafineria punonte 1, 2 apo 3 muaj, tashmë ajo ka shkuar drejt mbylljes totale. Kështu që një nga obligimet dhe angazhimet tona është rikthimi në punë i menjëhershëm në punë i saj, por edhe trajtimi me dinjitet i punëtorëve të rafinerisë së naftës.

Ne e dimë shumë mirë dhe kemi kohë që po e ndjekim, që në kohën e grevës së punëtorëve së Poçemit të pompave dhe të Ujësjellësit të Mallakastrës dhe që nga ajo kohë jemi bërë më familjarë për problematikat. Kejdi po ashtu edhe si bijë Mallakastre, por edhe si vajza e dy prindërve që kanë punuar në rafinerinë e Ballshit. Janë jo vetëm obligime politike, por edhe detyrime morale, njerëzore që ne i kemi ndaj jush. Nuk dua të flas më shumë për angazhimet politike, sesa dua të angazhohem më shumë tek marrëdhënia jonë njerëzore, për të arritur në ato 5 prioritete tonat kryesore që ne kemi si LSI, që kanë të bëjnë me aspektin ekonomik, por në lidhje jo vetëm me Mallakastrën, por të gjithë qarkun e Fierit, kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me sektorin e naftës, ku 22% e Prodhimit të Brendshëm Bruto vjen nga sektori i naftës, që derdhen të ardhura në buxhetin e shtetit.

Çdo ditë e më shumë, ne e dimë shumë mirë, që sektori i naftës jo vetëm që nuk paguan asnjë detyrim në buxhetin e shtetit, por përkundrazi, është një naftë që del jashtë kufijve të Shqipërisë dhe nuk kthehet më këtu, qoftë edhe me atë çmim që ikën. Por përkundrazi vjen 2-3 herë më e shtrenjtë seç del nga Shqipëria.
Prandaj unë do doja t’iu falënderoja juve shumë, por dua të falenderoj edhe Ad Alushin, të cilin e kanë shumë merak këta rilindasit, sepse thonë është trim, është i vendosur. Në fakt unë nuk kam parë ndonjë mallakastriot që nuk është trim. Historikisht Mallakastra ka pasur një nga rezultatet më të larta se çdo bashki tjetër dhe jam e bindur se do ta mbajë. Por edhe shtrihet kudo, me shumë mallakastriotë që nuk janë në Mallakastër apo në rrethinat e saj, por edhe në qytetin e Fierit, në Tiranë, Durrës e kudo.

Unë u jam shumë mirënjohëse dhe i jam mirënjohëse edhe Adit, por edhe Kejdit, që na e kanë bërë punën në qarkun e Fierit shumë më komode, shumë më të thjeshtë, shumë më interesante, por edhe më të dashur. Sepse ndonjëherë ne bëhemi edhe skeptikë për t’i parë gjërat ashtu siç janë. Por kur gjen njerëzit e duhur, kur gjen djemtë dhe vajzat e duhura, sigurisht që gjërat janë më të thjeshta, janë më të drejtpërdrejta, janë edhe me bio