Mogherini flet shqip në Tiranë: Urime! Ju nisët vettingun, ne mbajtëm premtimet

614
Shefja e Politikës së Jashtme, Federicia Mogherini në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama ka zgjedhur të flasë shqip për të uruar shqiptarët. “Urime”, është dëgjuar të thotë ajo në shqip, për të vijuar se arritja në këtë ditë është rezultat i reformës në drejtësi dhe vettingut.
“Urime, Jam krenare që sot jam në gjendje të sjell në Tiranë vendimin që Komisioni Europian bëri dje për të dhënë rekomandimin pozitiv për Shqipërinë që Këshilli nisi negociatat për integrimin në BE. Ky ishte rezultati i një pune kolektive, nëse do hidhja sytë pas se si dukej ky vend pak dekada më parë, do them se sa ndryshim kemi bërë të gjithë bashkë…Ju e realizuat punën tuaj, nisët vettingun ne përmbushëm atë që thamë”,- u shpreh ajo.
Sigal