Mjeku, Petrit Vargu: Kryeministër, drejtoreshën që e munda tre herë në gjykatë, ti e bëre ministre

1386
Emrat e njohur i kanë shkruar direkt shefit të qeverisë. Ata kanë denoncuar rastet personale, pa fshehur emrat. Një nga rastet, i cili bëri jo pak zhurmë pak kohë më parë, është edhe ai mes mjekut Petrit Vargu dhe Drejtoreshës së QSUT-së, Ogerta Manstirliu. Kjo e fundit e pezulloi nga detyra mjekun. Por pasi çështja shkoi në gjykatë, Vargu e fitoi betejën, madje edhe të drejtën për t’u rikthyer në punë. Drejtoresha në fjalë, shkruan Vargu u bë Ministre e Shëndetësisë. Ky fakt, mjekun e njohur e ka shqetësuar dhe këtë ka marrë përsipër t’ia rikujtojë kryeministrit Edi Rama, i cili e kërkon përmes thirrjes në facebook. I kujton se Manastirliu me gojën e saj ka thënë, se ishte e detyruar të vendoste pezullimin, pasi kishte urdhër nga lart. E sot, Manastirliu është deputete. “Z. Kryeministër! Po shoh që me shumë insistim kërkoni të dini shkelje të administratës civile .Po jap eksperiencën personale: Ish -drejtoresha e QSUT-së, 3 herë më ka dhënë paralajmërim për përjashtim nga puna dhe të tria herët i kam fituar me gjyq deri në Gjykatë të Lartë. Herën e parë (pasi më vonë marrëdhëniet zyrtare u prishën), ajo më thoshte se nuk kishte çfarë të bënte se kishte urdhër nga lart. Sot drejtoresha është deputete, megjithëse spitali është degraduar. Kujt t’i besoj Z.kryeministër? Asaj që lexoj në facebook-un tuaj apo asaj që kam përjetuar?”, shkruan Vargu në statusin e tij.
Sigal