Prof. Dr. Kastriot Islami: 3 objektivat e Ramës për shkombëtarizimin e vendit

224
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Rama duket se për të qëndruar në pushtet, madje duke i pastruar terrenin nga disa individë me autoritet moral e social, tashmë ka marrë angazhimin për të mos thënë, ka “firmosur” për zbatimin e këtyre tre skenarëve; ai i detit është njëri prej tyre që në letër është mbyllur duke kënaqur jo vetëm atë që bëri deklaratën, por edhe mikun strategjik nga lindja. Prof. Dr Kastriot Islami analizon konkretisht : “Tre sfida të mëdha, që lidhen me sigurinë dhe identitetin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë do të duhet të përballohen në vitet e ardhshme:

1) Ndryshimi i kufijve në disa vende të rajonit;

2) Pasuritë e mëdha nënujore në Detin Jon; dhe

3) Shpopullimi i vendit dhe zëvendësimi i pjesshëm i shqiptarëve me emigrante lindorë. Gjithçka ka ndodhur në këto 8 vjet dhe do të mund të ndodhë në 8 vitet në vijim është tregues i fillimit të vënies në jetë të këtyre 3 çështjeve/skemave/skenarëve… Gjithçka tjetër është largim i vëmendjes dhe konsumim i panevojshëm kohe…