Mjeku humb jetën nga Covid-19/ Basha: Lajm tronditës

355
Sigal

Pas konfirmit të lajmit për vdekjen e mjekut të njohur Arjan Pushi, i cili ishte infektuar me Covid-19, reagon kreu i PD-së, Lulzim Basha. Teksa shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të Pushit, lideri i opozitës vlerëson punën e mjekut. “Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të prof. dr. Arjan Pushit, një misionari të bluzave të bardha që përmes përkushtimit dhe angazhimit të palodhur i dha ndihmë te paçmuar qindra pacientëve të tij. Lutjet dhe mendimet e mia janë për familjarët dhe miqtë e tij. Respekti im maksimal është për mjekët që luftuan deri në fund për ta mbajtur në jetë mikun dhe kolegun e tyre dhe që punojnë me të njëjtin përkushtim për cdo pacient. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha në postimin e tij. Arjan Pushi është mjeku i parë, i cili ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa është personi i 63-të që ndërron jetë nga Covid-19 në vendin tonë.