Miranda Rira: Kryetari i rakisë pushtoi Bashkinë me trapan dhe shkelma. Do mbash përgjegjësi

495
Sigal

Kryetarja legjitime e Bashkisë Përrenjas, Miranda Rira, ka publikuar pamje nga dhunimi që socialistët të drejtuar nga Nuri Belba, i kanë bërë derës kryesore të institucionit, duke bërë uzurpimin e godinës.

Në një shënim në facebook Rira shkruan se ‘Pseudo-Kryetari i dalë nga votimet farsë të 30 Qershorit, me disa persona të tjerë të paautorizuar kanë shkuar në ambjentet e bashkisë pas orarit zyrtar dhe kanë hapur me trapan e shkelma dyert e bashkisë!”

‘Dhunohen dhe shkelmohen dyert e institucionit të bashkisë Prrënjas!

Pseudo-Kryetari i dalë nga votimet farsë të 30 Qershorit, me disa persona të tjerë të paautorizuar kanë shkuar në ambjentet e bashkisë pas orarit zyrtar dhe kanë hapur me trapan e shkelma dyert e bashkisë!

Nën ndikimin e alkoolit dhe duhmën e rakisë, pas drekimit për 6 orë në një nga restorantet e zonës, Kryetari mësyu në bashki, duke dhënë edhe intervistën e tij të parë çoroditëse?

Kryetar po të kujtoj se duke shqyer dyert e bashkisë, ke dhunuar institucionet e shtetit! Kur hyra në atë godinë 4 vjet më parë, as shkelmova dyert dhe as theva xhamat! As unë dhe asnjë nga ish – kryetarët e mëparshem nuk kanë zbarkuar në atë zyrë në atë mënyrë si Ali Baba dhe 40 hajdutët! Në fund keni treguar se kjo është pasqyra juaj dhe sjellja e Rilindjes: dhuno, uzurpo, grabit e plaçkit!!

Ajo godinë nuk është prona ime por e publikut, e njerëzve! Të gjithë ata që kanë dhunuar dhe shkatërruar pronën publike, do të ndiqen edhe penalisht!’, shkruan Rira