Miranda Rira: Ja punëmbaruesit që kërkojnë mandat të tretë

268
Sigal

Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale ditët e sotme, ish-Kryetarja e Bashkisë Përrenjas, Miranda Rira ka denoncuar një tjetër farsë të rilindjes, atë të rrugës Qukës-Qafë Plloccë, e cila është nisur që para 12 vjetësh por akoma nuk ka përfunduar.

“280 milion euro, do të ishte një shifër e mjaftueshme për të perballuar pandeminë, për të përkrahur bizneset, për tju dhënë një dorë spitaleve rajonale, për pajisjen me shtretër, që pacientët mos prisnin nëpër ambulanca! Si kjo rrugë, shumë para nga buxheti i shtetit, ose i kanë ngrënë inceneratoret e plehrave ose PPP-të e famshme në shëndetësi”,- shprehet Rira në postimin e saj.

Postimi i saj i plotë:

Ja punëmbaruesit që kërkojnë mandat të tretë!

Rruga Qukës-Qafë Plloçë, është një dëshmi e gjallë e dështimit të qeverisjes socialiste që kërkon mandat të tretë.

E nisur rreth 12 vjet më parë, rruga që do të afronte Tiranën me Korçën, nuk përfundoi kurrë! Pluhurin, gropat dhe baltën e rrugës, duhet ta vuajnë banorët e Karkavecit, çdo verë e në çdo kohë!

Me një gjatësi prej 40.5 km, projekti fillestar për përfundimin e rrugës ishte në vlerën 152 mil USD. Edhe pse erdhën në pushtet dhe kishin gjithë kohën në dispozicion, ministrja Balluku e thirrur në interpelancë tha në parlament, se nuk ka patur një studim gjeologjik të mirëfilltë të situatës që në fillim të zbatimit të projektit!!

Projekti gjysmak deri tani ka kapur shifrën 280 mil USD, dhe s’i dihet dhe sa para të tjera do të duhen deri në përfundim!!

280 milion euro, do të ishte një shifër e mjaftueshme për të perballuar pandeminë, për të përkrahur bizneset, për tju dhënë një dorë spitaleve rajonale, për pajisjen me shtretër, që pacientët mos prisnin nëpër ambulanca! Si kjo rrugë, shumë para nga buxheti i shtetit, ose i kanë ngrënë inceneratoret e plehrave ose PPP-të e famshme në shëndetësi.

Meqe ra fjala, sikur 1 mil euro nga këto, ta kishte dhënë qeveria për spitalin e Prrenjasit, që është katastrofë, do ishte një investim shumë më i vlefshëm, pasi dhe shoku Tao ka 20 vjet që e premton ndërtimin e tij!

#Punëjollafe!
25 Prill, Referendum!