Mario Draghi armik i “Rilindjes”, Kryeministri i Italisë vendos mos të jetë në rrjetet sociale, por do të flasë, vetëm kur ka diçka për të thënë

136
Sigal

Mario Draghi është tashmë një armik i betuar i betuar i Rilindjes. Ai ka vendosur të mos bëjë propagandë. Fushata e qeverisë shqiptare “foto, jo gjumë” nuk vlen për Mario Dragi-n. Ai ka njoftuar se ka thirrur në kryeministri zonjën Paola Ansuini, e cila do të merret me komunikimin.

Po kështu, ka thënë që ka ndaluar rrjetet sociale për kryeministrin.

Por, ky politikan i pacipë nuk është maftuar me kaq, por deklaron: “Do flasim, vetëm kur ka diçka për të thënë”.

Pritet dënimi publik i Mario Draghi-t nga personalitete të Rilindjes, të cilët nuk i kanë evidentuar sa duhet punët që janë bërë në Shqipëri.

Le ta nisë Rakip Suli këtë detyrë të vështirë.

/27.al