Ministrja Gjosha takon Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane të Francës, z. Harlem Desir

385
Sigal

Ministrja
Gjosha:Vazhdimësia e  procesit të
integrimit, mekanizmi për të ndërtuar një Shqipëri me standarde europiane

Desir: Zbatimi i
reformës në drejtësi, domosdoshmëri 
për procesin e
integrimit të Shqipërisë, 
Franca
mbështetje për perspektivën e zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor

 

Ministrja e
Integrimit Europian,znj. Klajda Gjosha,  priti në një takim Sekretarin e Shtetit për Çështjet
Europiane të Francës, z. Harlem Desir.  Në
fokus të këtij takimi, ishte Raporti i Komisionit Europian ku Shqipërisë iu dha
rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave.

Ministrja Gjosha,
duke falenderuar z. Desir për mbështetjen që Franca i ka dhënë vendit me
procesin e integrimit, u shpreh se Shqipëria është e  vendosur të 
ecë përpara me përmbushjen e pesë prioriteteve dhe çdo reforme që i shërben
qytetarëve shqiptarë për  të ardhmen
europiane të vendit.

“Procesi i
integrimit për ne është mekanizmi më i mirë,  për të ndërtuar një Shqipëri me standarde,
ndaj edhe rekomandimin pozitiv e shohim si një tjetër hap në këtë rrugë pa
kthim pas. Jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë për të bërë, por nga ana tjetër  të bindur se vetëm përmes këtij procesi mund
të arrijmë të konsolidojmë demokracinë dhe të forcojmë shtetin e së drejtës në
vendin tonë”,tha Ministrja Gjosha.   

Bashkëbiseduesit,
diskutuan mbi domosdoshmërinë e zbatimit sa më të shpejtë të reformës në
drejtësi përmes ligjit të vettingut,  duke e konsideruar thelbësore për vijimësinë e
procesit. 

Z. Desir, vlerësoi
progresin e bërë nga Shqipëria, veçanërisht  miratimin konsensual të reformës në drejtësi
dhe inkurajoi qeverinë shqiptare për të vazhduar rrugën e reformave, si e
vetmja rrugë për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në
Bashkimin Europian. Z. Desir u shpreh se Franca mbështet perspektivën e
zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Gjatë takimit
bashkëbiseduesit u ndalën tek rëndësia e Procesit të Berlinit për  zhvillimin e vendeve që aspirojnë të jenë
pjesë e Europës.