Ministria e Muzhaqit ka zhdukur 4 mln euro të kampeve verore të fëmijëve

37

Ministresha e të rinjve dhe fëmijëve, Bora Muzhaqi do mbahet mend jo vetëm për broçkullat që janë bërë meme, por edhe për faktin se , ministria e Financave i ka bllokuar fondin për kampingjet verore të fëmijëve, pasi fondi prej 4 milionë Euro i vitit 2023 është vjedhur, duke mos ngritur fare kampingje në 15 bashkitë e përcaktuara. SPAK duhet të hetojë, nëse Muzhaqi e krye bashkiakët kanë firmosur vetëm letrat, apo këto miliona i kanë marrë 6 OJF e biznese të familjarëve të ministres

Ndërsa këtë vit, Ministria e Financave e ka bllokuar këtë fond për kampingjet verore, për shkak se fondi 4 milionë Euro i vitit 2023 është vjedhur, duke mos ngritur fare kampingje verore të fëmijëve në 15 bashkitë e përcaktuara.

Sigal

Ministresha e të rinjve dhe fëmijëve, Bora Muzhaqi mbahet mend për broçkullat që janë bërë meme, për paaftësi e asnjë punë, megjithëse është ministre e të rinjve që kanë ikur e po ikin masivisht si edhe e mijëra fëmijëve që dhunohen, vuajnë për ushqim, shërbim mjekësor, shkollim, që lypin e trafikohen.

Por ministresha Bora Muzhaqi, ka fituar aftësi në zhdukjen e fondeve që akordohen për argëtimin e fëmijëve të zonave e familjeve të varfra.

Në informacionin e “Pamfleti”-t me burim nga Ministria e Financave, thuhet se në vitin 2023, qeveria ka akorduar një fond me vlerë 4 milionë Euro, për ngritjen e kampingjeve verore gjatë muajit korrik, për fëmijët e familjeve në nevojë në 15 bashki me nivel të lartë varfërie.

Ndërsa këtë vit, Ministria e Financave e ka bllokuar këtë fond për kampingjet verore, për shkak se fondi 4 milionë Euro i vitit 2023 është vjedhur, duke mos ngritur fare kampingje verore të fëmijëve në 15 bashkitë e përcaktuara.

Por ministresha e fëmijëve Bora Muzhaqi, ka hartuar dosje me shpenzime ndërtimi kampingjesh, kontrata furnizimi me produkte ushqimore, aktivitete argëtimi kulturor e sportiv dhe mbikqyrje me mësues kujdestarë, psikologë e specialistë të ndihmës së parë.

Në dosjet e Bora Muzhaqit, thuhet se në muajin korrik 2023, janë ngritur dhe kanë funksionuar kampingjet verore për fëmijët, në 15 bashkitë Burrel, Bulqizë, Mirditë, Memaliaj, Këlcyrë, Selenicë, Peqin, Has, Rrogozhinë, Cërrik, Peqin, Delvinë, Patos, Mallakastër e Pukë.

Në dosjet e Bora Muzhaqit, thuhet se në muajin korrik 2023, janë ngritur dhe kanë funksionuar kampingjet verore për fëmijët, në 15 bashkitë Burrel, Bulqizë, Mirditë, Memaliaj, Këlcyrë, Selenicë, Peqin, Has, Rrogozhinë, Cërrik, Peqin, Delvinë, Patos, Mallakastër e Pukë.

Këtë mashtrim e ka konstatuar Ministria e Financave, e cila nuk po i akordon Ministrisë së Fëmijëve, fondin 4.7 milionë Euro për kampingjet gjatë pushimeve verore për vitin 2024; ku ministresha Bora Muzhaqi ka kërkuar 700 mijë Euro më tepër, me motivin se ka shtuar 4 bashki të tjera në zona të varfra.

Por ministria e Financave, ka vendosur që para akordimit të fondit, do bëjë një verifikim fizik e financiar në bashkitë përkatëse, për të parë përdorimin e fondit 4 milionë Euro të vitit 2023, nëse këto kampingje janë ngritur realisht, cilat kompani private i kanë marrë fondet, apo janë firmosur vetëm letrat nga Muzhaqi e krye bashkiakët.

SPAK duhet të hetojë, nëse këto miliona i kanë marrë 6 OJF e biznese të ministres Bora Muzhaqi,; por dhe se si janë përdorur për 3 vilat që kjo familje ka blerë në: Pfiladelpia –SHBA, ose janë investuar për apartamente e njësi shërbimi te ish-“Ekspozita Shqipëria Sot”.Pamfleti