Ministri Panariti priti ambasadorët e Gjermanisë dhe Hungarisë

440
Sigal

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, priti dje  në një takim Ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, znj. Carola Müller-Holtkemper dhe Ambasadorin e Hungarisë, z. János Huszár. Bashkëbiseduesit ndanë mendimet e tyre rreth nxitjes së bashkëpunimit rajonal në perspektivën e integrimit evropian të të gjitha vendeve të rajonit. Ministri Panariti u shpreh se duhet të nxitet bashkëpunimi rajonal, jo vetëm përsa i përket dialogut politik, uljes së tensioneve dhe diskutimit të problemeve në një frymë miqësore, por edhe duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e lehtësive të nevojshme për investimet e huaja, duke e parë rajonin si një treg të madh të hapur, të përbashkët. Bashkëbiseduesit u shprehën se kontaktet e vazhdueshme mes autoriteteve të rajonit, lëvizja e lirë e qytetarëve në rajon, heqja e barrierave kufizuese tarifore për shkëmbimet tregtare, i shërbejnë perspektivës së përbashkët të integrimit evropian të të gjitha vendeve të rajonit.