Ministri Koka: Propozim në p/ligjin e ri të Zonave të Mbrojtura

518
Sigal

Ministria
e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura zhvilluan sot Forumin
Koordinues “Rrjeti i Zonave të Mbrojtura: Modeli i ardhshëm i zhvillimit të
qëndrueshëm – hapat e mëtejshëm për një menaxhim më të mirë”. Ky forum mblodhi
në një panel 4 Ministra të  Qeverisë Shqiptarë, z. Edmond Panariti,
Ministër i Bujqësisë, Zj. Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban dhe
Zj. Milva Ekonomi, Ministër i Ekonomisë, si dhe përfaqësuesit më të lartë të
organizatave partnere e donatore UNDP, Delegacioni Evropian, GIZ etj.

Në fjalën e tij Ministri Koka u ndal në  3 vite
mjedis në përgjithësi dhe theksoi se  zonat e mbrojtura në veçanti janë
kthyer në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe komunitetit që jeton
pranë tyre, falë politikës mjedisore të ndjekur nga qeveria shqiptare.
 Deri më sot sipërfaqja e zonave të mbrojtura është mbi 16 % ndërsa deri
në vitin 2020 synohet të arrihet mesatarja e standardit europian, prej 17 % .
Duke iu referuar projektligjit të ri të zonave të mbrojtura që së shpejti shkon
në parlament, Ministri Koka nënvizoi: – “Nga konsultimet dhe dëgjesa me
qytetarët, ekspertët, partnerët ndërkombëtarë dhe donatorët ka një rëndësi të
veçantë propozimi që është bërë në këtë ligj të ri, që çdo e ardhur që
gjenerohet nga aktivitetet që ushtrohen në këto zona të mbrojtura të menaxhohen
direkt nga AKZM.  Kjo pavarësi dhe ndryshim i propozuar për menaxhimin
financiar të të ardhurave në rast se do të miratohej do të çonte zonat e
mbrojtura në një të ardhme të afërt drejt një standardi evropian menaxhimi”,
tha ai.

Një ndër arritjet që shënohet gjatë këtij viti në fushën
e zonave të mbrojtura është edhe realizimi për herë të parë më standarde i
inventarizimit të florës dhe faunës së egër në Shqipëri ku Ministri Koka tha se
brenda 2017 do të prezantohet për herë të parë me një standard dhe metodikë të
njëjtë si vendet e zhvilluara , statistika e saktë e faunës së egër në vendin
tonë. Investimet në zonat e mbrojtura janë kryer edhe nga donatorë të
huaj  në vendin tonë, ku gjatë 2016 janë investuar rreth 6 milionë euro
ndërsa vitin e ardhshëm do të vijojnë investime dhe deri më tani janë
parashikuar rreth 3 milionë euro. Gjatë forumit u prezantuan disa nga
investimet e fundit, brenda zonave të mbrojtura, për ngritjen e standardeve dhe
zhvillimin e infrastrukturës të përshtatshme brenda rrjetit të këtyre
zonave,  nismat dhe planet për përmirësimin e infrastrukturës e duhur për
një zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen brenda zonave të mbrojtura.  U
theksuan gjithashtu sfidat e së ardhmes brenda zonave të mbrojtura me qëllim
trajtimin e  rrjetit të zonave të mbrojtura si një model i ardhshëm i
zhvillimit të qëndrueshëm.