Ministri Koka: “Betoni nuk mund të jetë prioriteti i Kryebashkiakëve, betoni nuk është ajo çka ju duhet qytetarëve shqiptarë”

400
Pushteti Vendor duhet t’i bashkohet aksionit për kthimin e pyjeve Shqipërisë, të koordinojnë punën e tyre me ne, duke zbatuar kështu dhe përgjegjësitë ligjore që ata kanë”
Sigal

Ministri Koka: Kryebashkiakët nuk mund të parashikojnë në buxhetet e tyre vetëm rrugë pallate dhe beton. Nuk është vetëm betoni që ju duhet shqiptarëve
Ministri Koka: Ka kryebashkiakë që ende vazhdojnë të japin leje subjekteve private vendorë për shfrytëzim pyjesh. Këto veprime janë vepra për ndjekje penale. Ne kemi identifikuar çdo shkelje 
Ministri Koka: Me kënaqësi shpreh se sot Shqipëria nga vend eksporti, është kthyer në vend importi për lëndën drusore

Në aktivitetin e zhvilluar ditën e sotme për 94 vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar në Malin e Dajtit për investimin e Ministrisë së Mjedisit të rehabilitimit dhe gjelbërimit të zonës, i pyetur nga gazetarët Ministri Koka për zbatimin e moratoriumit të pyjeve dhe menaxhimin e pyjeve nga pushteti vendor theksoi se ka ende bashki që nuk kanë filluar të zbatojnë ligjin dhe të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe moratoriumi ka dhënë efektet e pritura.
Ai shprehu kënaqësinë se tashmë nga vend eksportues Shqipëria është kthyer në vend importues për lëndën drusore. Mbi 200 mijë metra kub/vit lëndë drusore eksportoheshin deri më 2015-ën, mbi 150 mijë metra kub lëndë drusore importohen tashmë në territorin shqiptar prej vitit 2016, me hyrjen në fuqi të moratoriumit.
“Unë jam i bindur se rastet flagrante të identifikuara nga ne, qysh kur Moratoriumi i Pyjeve hyri në fuqi nga Shkurt 2016, sot janë një dëm i vogël krahasuar me dëmin masiv të bërë në vite më parë. Unë jam i bindur që nuk mund të marrim frutet në punën tonë për pyjet, brenda një mandati politik, por nesër të gjithë do jemi krenarë për atë që do të shohim si efekt i moratoriumit 10 vjeçar”: – tha ai.
Ministri Koka i pyetur nga gazetarët, u shpreh me tone të ashpra për menaxhimin dhe administrimin e pyjeve nga Bashkitë, ligj që ka kaluar pyjet te pushteti vendor qysh prej Maj 2016.
“Unë disa herë e kam kërkuar dhe kujtuar pushtetit vendor detyrimet që kanë. E kam bërë këtë disa herë edhe publikisht. Me keqardhje vërej që ende ka të zgjedhur vendor që nuk kanë pyjet prioritet dhe zbatimin e ligjit për menaxhimin dhe administrimin e tyre. Më vjen shumë keq që ende ka shumë kryebashkiakë, që nuk e kanë kuptuar që terrritori i tyre është zgjeruar, nuk e kanë kuptuar që duhet të marrin nisma për të shtuar sipërfaqe të gjelbëruara, por më e rëndësishmja është që disa prej tyre nuk kanë marrë ende administrimin real të pyjeve. Ende shumë Bashki, nuk kanë ngritur Ndërrrmarrje Publike Pyjore, si detyrim ligjor që e kanë dhe nuk është e udhës që sot ne shohim ende në zona të thella pyjore që ka qytetarë që nuk ju ofrohet ngrohja”
Më tej Ministri Koka vijoi: – “Gjej rastin t’i kujtoj Krerët e Bashkive, sa nuk është vonë, të marrin masa të plotësojnë nevojat e ngrohjes për popullatën dhe njëkohësisht të respektojnë ligjin, i cili specifikon qartaz numrin e specialistëve pyjorë që duhet të punësojnë, si dhe për sipërfaqet e gjelbërimit që duhet ti ofrojnë qytetarëve që i kanë zgjedhur. Ata nuk mund të parashikojnë në buxhetet e tyre vetëm rrugë pallate dhe beton. Nuk është vetëm betoni që ju duhet shqiptarëve. Shumë Kryebashkiakë ende nuk e kanë kuptuar dhe zbatojnë ligjin. Ka kryebashkiakë që ende vazhdojnë të japin leje subjekteve private vendorë. Këto veprime janë vepra për ndjekje penale. Ne kemi identifikuar cdo shkelje të kryer, përmes ISHMP .
Nëse Kryebashkiakët shohin prioritet zgjedhjet e vendimet e tyre i marrin bazuar në këto interesa, kjo nuk është rruga e duhur për qytetarët.”
“Ne si Ministri jemi të vendosur të ndryshojmë realitetin e Pyjeve në territorin Shqiptar, vëmendja e qeverisë është maksimale për të realizuar zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve , ndaj ngelet vetëm koordinimi dhe vullneti i Bashkive ndaj këtij sektori në mjedis” – mbylli deklaratën e tij për gazetarët Ministri Koka