Ministri i Brendshëm Xhafa dështon për të emëruar ish-gjyqtarin e përjashtuar nga KLD

758
Ditë më parë, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa komandoi drejtor të SHÇBA ish-gjyqtarin Agim Hysi, i shkarkuar në 2002 si anëtar nga KLD. Ish-gjyqtari Agim Hysi ka qenë edhe avokat i kryeministrit Rama, në kohën kur si kryebashkiak i Tiranës është ndeshur në gjyq me kryeministrin Berisha (aso kohe). Opozita reagoi menjëherë për komandimin e Agim Hysit si drejtor i SHÇBA, për shkak të shkarkimit të tij nga KLD me akuza të rënda, ku si gjyqtar kishte liruar trafikantë droge. Ministri Xhafa i ndodhur në pozita të vështira, anuloi komandimin. Problemi, veçse qëndron dhe rëndon shumë ministrin Xhafa. Përse ministri Xhafa komandon si drejtor të SHÇBA një person të shkarkuar nga KLD me akuza të rënda? Ishte iniciativë e tij personale e komandimit si drejtor në Ministrinë e Brendshëm apo ishte urdhër e kryeministrit, për të shpërblyer ish-avokatin e tij? Si mund të besohet, paskëtaj, ministri Xhafa se ka vullnet politik për të luftuar krimin, kur ndërkohë emëron (pavarësisht anulimit të mëvonshëm) drejtor të rëndësishëm në Ministrinë e Brendshme, një ish-gjyqtar, i akuzuar se ka liruar trafikantë droge? Komandimi i një ish-gjyqtari të shkarkuar nga KLD si drejtor në Ministrinë e Brendshme, dhe paskëtaj anulimi, pas akuzave të opozitës është dështim politik i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Pas akuzave të Partisë Demokratike për komandimin e ish-gjyqtarit Agim Hysi në krye të SHÇBA, Ministria e Brendshme ka zgjedhur në këtë post një grua. Anila Trimi është emëruar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), urdhër që është dhënë në datën 29 mars 2018. Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme është emëruar z. Dritan Palnikaj, i cili ishte pjesë e kabinetit të Kryeministrit, e më herët ka qenë Këshilltar i Ministrit të Brendshëm.
Sigal