Ministri i Brendshëm/ Rama zbardh letrën zyrtare të refuzimit të Presidentit Meta

446
Sigal

Kryeministri Rama ka zbardhur dhe refuzimin zyrtar që Presidenti Meta i ktheu në lidhje me kandidaturën e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Në fjalën e tij kryeministri Rama citoi fjalë për fjalë përgjigjen zyrtare mbërritur nga Presidenti Meta dhe në të shumtën e rasteve duke komentuar pas çdo togëfjalëshi.

“Pas shqyrtimi Presidenti i Republikës nuk krijoi bindjen e plotë për ti dhënë besimin e tij të plotë si ministër i Brendshëm i Republikës kandidaturës Sandër Lleshi, mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë”.

Këtë përgjigje Rama e ka komentuar si të pambështetur në Kushtetutë dhe në asnjë nga 12 kompetencat që i jep kjo e fundit Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu ai theksoi se i kishte çuar një ministër për dekretim dhe jo një kandidaturë për propozim.