Ministri holandez në Tiranë: Duhet progres i dukshëm që të hapen negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së

444
Sigal

Holanda është e angazhuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë, por në bazë të progresit të dukshëm dhe konkret, – deklaroi ministri i Jashtëm holandez Stef Blok, gjatë një konferencë të përbashkët me ministrin Bushati. Ministri Blok deklaroi se Holanda nuk po përdor kritere më të ashpra për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndryshe nga sa është përfolur shpeshherë në median shqiptare: “BE është një bashkim i vlerave dhe disa prej vlerave më të rëndësishme janë shteti ligjor, sundimi i ligjit, vlera e të drejtave të njeriut, kështu që është më se e logjikshme që unë të përdor të njëjtat kritere për shtetet anëtare dhe për shtetet aspiruese. Nuk po bëjmë asgjë tjetër veçse këtë.” Më pas ministri i rekomandoi qeverisë të përqendrohet në luftën kundër korrupsionit e krimit dhe të vazhdojë zbatimin e reformave.