Ministri gjerman Roth: Shpresoj që në 22 qershor KE të mbërrijë në çeljen e negociatave

194
Sigal

Ministrin gjerman i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme federale, Michael Roth, foli pas takimit të zhvilluar në selinë blu me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Roth tha se i beson raportit të ODIHR sa u takon zgjedhjeve të zhvilluara në Shqipëri, ndërsa theksoi se problematikat duhet të adresohen përmes institucioneve.

Ministri gjerman Roth: “Natyrisht që të gjitha kritikat që do adresohen ndaj problematikave, do të duhet të qartësoheshin dhe duhet të bëhen përmes institucioneve. I besojmë ODIHR-t që është një institucion i pavarur, që na ka mbështetur në proceset zgjedhore, nëse kanë qenë të ndershme. Jam dakord me z. Basha që e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme, kjo nuk varet vetëm nga qeveria, por edhe Parlamenti dhe opozita.”