Ministri Blendi Klosi: 20 gushti shënon javën e festës së Pelegrinazhit në tempullin e Lashtë dhe historik në Malin e Tomorit

401
Sigal

Ministri i Turizmit Klosi: Javë feste Pelegrinazhi në Tomor

Një javë para nisjes së pelegrinazhit në Malin e shenjtë të Tomorit, prefektja e qarkut të Beratit Valbona Zylyftari ka zhvilluar një mbledhje për marrjen e masave dhe angazhimin e institucioneve përkatëse për mbarëvajtjen e këtij pelegrinazhi. Në takimin ku ishin të pranishëm edhe krerët e bashkive Skrapar, Berat e Poliçan dhe drejtuesit e policisë, prefektja ka kërkuar ngritjen e task-forcës për menaxhimin e situatës. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi deklaroi se do të jetë një javë feste për të gjithë qarkun, ku nuk do të mungojnë aktivitetet e shumta në sheshe. 20 Gushti shënon zyrtarisht nisjen e pelegrinazhit në tempullin e lashtë dhe historik në malin e Tomorit, ndërkohë që në Teqenë e Kulmakut kanë nisur përgatitjet për këtë festë fetare. Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre.