Ministrat e rinj, Kuvendi nesër seancë të jashtëzakonshme

435
Sigal

Pak ditë pas ndryshimeve që ndodhën në kabinetin qeveritar, ku u emëruan 7 ministra të rinj, ditën e nesërme Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme. Mësohet se seanca është kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Seanca në fjalë do të mbahet për miratimin e dekreteve të ministrave të rinj.

“Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm.
Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrin nr. 1, datë 15.1.2019 me rendin e ditës të përcaktuar.
Bashkëlidhur kërkesa e Kryeministrit dhe urdhri i Kryetarit të Kuvendit”, thuhet ne njoftimin e Kuvendit.

LISTA
. Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës
. Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj

. Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit
. Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
. Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin
. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit
. Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit