Kumbaro 4 orë në SPAK: U pyet për stadiumin “Arena” apo për “Kurum”. Pas raportit të KLSH-së, vendimet më të debatueshme të saj mbeten “Resorti i Manastirit” dhe leja për 2800 ton mbetje toksike të kompanive “Kurum” dhe “Sokolaj” që tronditën Europën dhe Azinë. Ja lista e plotë që nis me Kaçanajn, Ballën, Ballukun, Haxhiademin, Gjinaj, mjekët e onkologjikut etj.
Ministra, deputetë dhe zyrtarë në ‘darën’ e institucioneve të posaçme për grabitje dhe vjedhje
Në SPAK, janë paraqitur figura të rëndësishme të politikës shqiptare gjatë dy ditëve të fundit për çështje të ndryshme gjyqësore Taulant Balla, Mirela Kumbaro dhe njerëzit e Ballukut në rrjetën e drejtësisë

Ministrja më jetëgjatë e Rilindjes me 11 vite në kabinet, ngec në rrjetën e SPAK
Ja skandalet që përflitet nga batërdia te Ministria e Turizmit,abuzime me tenderët, legalizimi i mbetjeve toksike te Kurum , Sokolaj dhe leja për betonizimin brenda zonës së Mbrojtur të Parkut të Butrintit.
Pas më shumë se tre orësh dëshmi, ajo është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme duke u shfaqur e qetë dhe e buzëqeshur, ndërsa ka dhënë disa detaje lidhur me çështjen për të cilën u pyet.“Isha në cilësinë e personit në dijeni”, kështu u shpreh Mirela Kumbaro pas përfundimit të dëshmisë së saj në SPAK.Ajo tha se ishte thirrur në lidhje me një çështje që lidhet me stadiumin “Air Albania”.Ministrja, e cila u paraqit rreth orës 13:00 pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme dha një deklaratë të shkurtër për mediat, duke theksuar se roli i saj ishte thjesht si person në dijeni të rrethanave të hetimit.“Isha në cilësinë e personit në dijeni për një çështje që ka të bëjë me stadiumin Air Albania,” u shpreh ajo, pa dhënë detaje të mëtejshme.Kjo është hera e parë që Kumbaro paraqitet pranë prokurorëve të posaçëm.Deri më sot nuk ka pasur asnjë të dhënë se SPAK ka nisur hetimet mbi stadiumin kombëtar dhe nuk është e qartë se për çfarë çështje konkrete bëhet fjalë. Kumbaro ka qenë më herët ministre e Kulturës, më pas e Turizmit dhe Mjedisit dhe tani e Arsimit.Kjo është hera e parë që Kumbaro merret në pyetje në SPAK. Por ndërkohë që ka mister mbi rastin e stadiumit, bëmat e saj janë të shumta, pasi kudo ku ka qenë ka kryer shkelje pa fund. Rasti më i freskët është një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit për ish-Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, kur ajo drejtohej nga Kumbaro.Pjesa më kritike e raportit lidhet me mënyrën si institucioni ka trajtuar vendimet gjyqësore për rikthimin në detyrë të punonjësvederi te parregullsi në prokurime dhe projekte investimesh.
Pikat e voçkla?
Paraqitja e Kumbaros në SPAK vjen në një kohë kur një nga vendimet më të debatueshme të saj mbetet ai për ndërtimin e “Resort Manastirit” nga kompania “AlbStar”, në pronësi të Idajet Ismailajt, brenda zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit.Në vitin 2021, me një vendim që shkaktoi reagime të forta publike, Kumbaro firmosi nxjerrjen e gjirit të Manastirit, në hyrje të Ksamilit, nga statusi i zonës së mbrojtur.
Kurum dhe Sokolaj
Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, burime pranë hetimit bëjnë me dije se paraqitja e saj mund të jetë në kuadër të verifikimeve për një nga çështjet më të rënda mjedisore të viteve të fundit në vend.Kumbaro ka shërbyer si Ministre e Turizmit dhe Mjedisit nga shtatori 2021 deri në vitin 2025, periudhë gjatë së cilës dyshohet se janë zhvilluar një sërë procedurash që lidhen me menaxhimin, transportin dhe eksportin e mbetjeve industriale. Hetimet kanë zbuluar se rreth 2800 ton mbetje toksike, të prodhuara nga proceset e përpunimit të çelikut, janë administruar nga kompani si “Kurum” dhe “Sokolaj”, ndërsa një pjesë e tyre u tentua të eksportohej jashtë vendit. Dy anije me këtë ngarkesë u ndaluan nga autoritetet ndërkombëtare dhe u kthyen në Shqipëri, pas dyshimeve për përmbajtje të rrezikshme si kadmium dhe krom, elementë me ndikim të rëndë në shëndetin e njeriut dhe mjedisin.Në shkresën e prillit 2022, ekzaktësisht në datën 20, kompanisë ‘Sokolaj’ i është dhënë leja e transportit të mjeteve të rrezikshme dhe të parrezikshme. Kjo shkresë që është dokument zyrtar i nivelit të klasifikuar, është firmosur nga asokohe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
SPAK than lotët e Mirlindës Karcanaj për ‘fukarrallëkun’, si e zbuloi apartamentin luksoz me metoda speciale
Një metodë hetimore e avancuar duket se ka qenë kyçe për SPAK në zbardhjen e një prej elementeve më të rëndësishme të dosjes AKSHI në lidhje me ish-shefen e institucionit, duke çuar në identifikimin e një apartamenti luksoz të dyshuar si pasuri e fshehur në Tiranë, i lidhur me Mirlinda Karçanajn. Sipas materialeve hetimore, agjentët e BKH-së janë udhëzuar nga prokurori i çështjes për të analizuar në detaje tabulatet dhe qelizat e telefonisë celulare të saj për një periudhë gati dyvjeçare, nga 2 shkurt 2024 deri më 29 janar 2026. Nga kjo analizë rezulton se për 214 netë telefoni i Karçanajt ka qenë i loguar në antenën Cell ID 25392938 (Qendra e Tiranës), ndërsa për 267 netë në antenën Cell ID 25420164 (ABA CENTER-E), duke krijuar një hartë të qartë të lëvizjeve dhe vendqëndrimit të saj gjatë natës.Hetimi ka identifikuar edhe momentin e parë dhe të fundit të shfaqjes së antenës ABA CENTER-E në intervalin e natës, konkretisht më 26 dhjetor 2024 në orën 23:43 dhe më 28 janar 2026 në orën 21:40. Një element kyç në këtë proces ka qenë analiza kronologjike e ashtuquajturës “qeliza e fundit para heshtjes”, që ka treguar se deri në fund të vitit 2024 antena dominuese gjatë natës ka qenë TËIN TOËERS-SE, e ndjekur nga TIRANA CNR-E dhe TIRANA INT HOTEL-S, ndërsa pas kësaj periudhe është konstatuar një rritje e ndjeshme e pranisë në antenën ABA CENTER-E. Skyëeb.al mëson se këto të dhëna janë gërshetuar edhe me dëshminë e shoferit të Mirlinda Karçanajt, i cili ka rrëfyer se fillimisht ajo qendronte te një shtëpi përballë Bankës së Shqipërisë që korrespondon me antenën në qendër të Tiranës dhe në një ditë fundi dhjetori u transferua te apartamenti luksoz në zonën e stadiumit Air Albania. Sipas hetuesve, pikërisht kjo zhvendosje e qëndrimit gjatë natës ka çuar në identifikimin e një banese të dyshuar si pasuri e fshehur në zonën pranë Air Albania, e cila nuk rezultonte e deklaruar. Në një vlerësim të integruar të të gjithë parametrave të analizuar, SPAK konstaton se modeli territorial i qëndrimit gjatë natës përqendrohet në zonën qendrore të Tiranës, kryesisht në trekëndëshin urban TËIN TOËERS – TIRANA CNR – ABA CENTER, duke përforcuar dyshimet mbi ekzistencën e pasurive të padeklaruara në këtë zonë. Mirlinda Karçanaj rezulton pronare e disa pasurive në Tiranë si edhe e një vile në kompleksin Laguna Blu në Qerret, ofruar përmes manovrave me punjonjëset e besuara të Gentian Beqirit
Taulant Balla përfundon në SPAK, përplasja me Malltezin
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u paraqit ditën e djeshme në SPAK, në lidhje me dosjen “Partizani” ku të pandehur janë Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe disa persona të tjerë. Në seancë, i pari dëshmitar që foli ishte Taulant Balla, si kallëzues i dosjes ‘Partizani’. Në hyrje të seancës gjykata i la pak minuta kamerat, por më pas vendosi që të vazhdohet me dyer të mbyllura për mediat, ndërkohë mësohet se ka pasur një përplasje mes Ballës dhe Malltezit i cili ndodhej në seancë. Balla u është përgjigjur pyetjeve, ndërsa e ka cilësuar çështjen si një rast i pastër korrupsioni, argument i cili është kundërshtuar nga Malltezi.
Diskutime në seancë:Malltezi: Në çfarë pozicioni keni qenë kur keni bërë kallëzimin në SPAK? Balla: 17 nëntor 2020 kam qenë kryetar i grupit parlamentar të PS. Malltezi: Pra e keni paraqitur në këtë pozicion dhe jo si shtetas? Balla: E kam bërë si qytetar. Malltezi: I tërheq vëmendjen, dëshmitari po thotë një të pavërtetë. A ka qenë kjo nismë? Balla: Kur vihesh në dijeni të një vepre penale, duhet ta vësh në dijeni; e kam kryer këtë detyrë si qytetar dhe si deputet dhe është nder.
“Balluku”, rrëzohet ankimi, Apeli i Posaçëm dritë jeshile këqyrjes së celularëve të sekuestruar
Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi ankimimin e shoqërisë “Senka” shpk që kundërshtonte këqyrjen nga ana e SPAK të pajisjeve, celularë apo kompjutera të sekuestruar në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Shoqëria Senka dyshohet se ka fituar një lot të Unazës së Madhe dhe për shkak se dyshohet se tenderi ishte i paracaktuar nga ish-ministrja Balluku, SPAK urdhëroi kontroll në këtë kompani, por edhe shumë të tjera, si Nova e Ilir Shtufit, apo Gjoka e Rrok Gjokës, si dhe kontroll vartësve e njerëzve të besuar të ish-numrit dy të qeverisë. Gjatë kontrolleve u sekuestruan 80 celularë dhe pajisje kompjuterike, të cilat me vendim gjykate u dërguan për ekspertim. Pas përfundimit të ekspertimit, SPAK urdhëroi të mërkurën kontrolle të reja, në total 20 urdhër kontrolle. Në sitën e prokurorëve të posaçëm kaluan familjarë të Belinda Ballukut, shoqëri tregtare, e deri tek pastruesja e shtëpisë e shoferi i saj. SPAK e ka marrë të pandehur ish-numrin dy të qeverisë për shkelje të barazisë në tendera lidhur me procedurën prokuruese të ndërtimit të tunelit të Llogarasë, si dhe po e heton nën dyshimet për paracaktim të të gjithë loteve të Unazës së Jashtme të Tiranës. Prokuroria e Posaçme kërkoi leje për ta arrestuar Ballukun, por u rrëzua nga maxhoranca. Ndërsa për ish-zv.kryeministren janë në fuqi dy masa sigurie “ndalim për të dalë jashtë vendit” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve”.
Hetimet ndaj Ballukut, ish-sekretarja e MIE Viola Haxhiademi dëshmon në SPAK
Viola Haxhiademi, ish-sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë sapo la ambientet e SPAK ku dha dëshmi lidhur me hetimet që po kryhen ndaj Belinda Ballukut. Drejtoresha e KESH njihet si një ndër njerëzit e besuar të Ballukut, u pyet si person në dijeni një ditë pas kontrolleve të SPAK për 20 persona, individë dhe shoqëri. Balluku po hetohet për abuzime me tenderat e rrugëve dhe ditët e fundit SPAK ia intensifikuar hetimet për ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive me vlerë mbi 8 milionë euro të Anton Gjinajt
Prokurori i SPAK, Dritan Prençi kërkoi të mërkurën në gjykatë konfiskimin e rreth 100 pasurive të Anton Gjinajt alias Pashuk Gjinit, në një proces që zgjat prej tre vitesh dhe ka pësuar shtyrje të vazhdueshme.Pasuritë u sekuestruan për shkak se Gjinaj është dënuar për krime të lidhura me drogën në Spanjë. Kompania Alessio 2014, një nga kompanitë e ndërtimit që është kontraktuar nga autoritete të ndryshme shtetërore apo ka punuar si nënkontraktor në ndërtim rrugësh, është një nga kompanitë që SPAK vlerëson se janë krijuar nga të ardhura nga aktivitetet kriminale të Gjinajt e që duhet konfiskuar.Po ashtu, u kërkua konfiskimi i kompanisë Foralb Alabastër, në të cilën, përveç Gjinajt është aksionere edhe ministria e Ekonomisë.Pasuritë e Gjinajt dhe personave të lidhur me atë, janë sekuestruar me kërkesë të SPAK që prej korrikut të vitit 2022.SPAK vëren se Pashuk Gjini u dënua në Spanjë në vitin 2010 si pjesëtar i një grupi kriminal të cilit iu sekuestruan mbi 50 kilogramë heroinë, e cila dukej se kishte për destinacion tregun e zonave të turizmit detar në Alicante, Spanjë. Ai shpëtoi nga drejtësia spanjolle dhe erdhi në Shqipëri, ku u mor me biznes. Në vitin 2011 ai ndryshoi emrin në Anton Gjinaj. Sipas prokurorisë, nga hetimi pasuror i kryer bazuar në ligjin e quajtur “Antimafia”, rezulton se Gjinaj dhe familja e tij kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.
“Onkologjiku”! Prokuroria çon në gjyq ish-zv.drejtoreshën e QSUT dhe 5 të tjerë, dërgonin të sëmurët në priva
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) shpalli moskompetencë për skandalin e “Onkologjikut”, dhe ia ka rikthyer dosjen Prokurorisë së Tiranës. Prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, ka veçuar hetimin vetëm për mjekun Edmond Gashi, ndërsa dosjen në ngarkim të 6 të pandehurve të tjerë ia kaloi Tiranës me argumentin se nuk ka elemente të veprës penale të korrupsionit apo të grupit të strukturuar kriminal. Sipas njoftimit zyrtar, pas kryerjes së hetimeve, Prokuroria ka bërë kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim ish-zv.drejtoreshën e QSUT-së, Brikena Qirjazi, shtetasen Alketa Pere, Emiljano Lela, Drilona Kishta, Halil Gashi dhe Florjan Marku, të akuzuar për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”.Sipas organit të akuzës, hetimet kanë zbuluar një skemë ku pacientët me sëmundje tumorale orientoheshin drejt klinikave private, në vend që të merrnin trajtimin e garantuar nga sistemi publik shëndetësor. Në disa raste, thotë Prokuroria, shërbimet dhe ndërhyrjet kirurgjikale kryheshin në privat kundrejt tarifave të rritura, ndërkohë që duhet të ofroheshin falas në spitalin shtetëror.“Gjithashtu rezultoi se pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT ishte instaluar një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale. Që të përdorej kjo aparaturë duhet të krijohej më parë një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose agjencia ndërkombëtare IEAHEA. Ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike e në dhomën ngjitur kabinetit të radiologjisë me një lloj radioaktiviteti që nuk mund të lejohet të vendoset në ambiente jo specifikë. Nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri nuk është në shfrytëzim por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vetë personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Tiranë.Akuzat për të pandehurit: Brikena Qirjazi në cilësinë e Zv/Drejtoreshës në QSUT e ngarkuar me mbulimin e shërbimit onkologjik, nuk ka marrë masat e nevojshme për garantimin e funksionimin e rregullt dhe të sigurt të pajisjes së burimit të kobaltit. Ajo nuk ka marrë masa për vënien në funksion të kësaj pajisjeje, duke bërë që pacientëve të mos u ofrohej në kohë shërbimi i nevojshëm mjekësor. Edhe ajo akuzohet për shpërdorim detyre. Emiljano Lela në cilësinë e koordinatorit pranë Spitalit Onkologjik të QSUNT, ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në procesin e administrimit dhe orientimit të pacientëve tek klinikat private për të marrë kurën e trajtimit në luftën kundër sëmundjeve tumorale, në një kohë kur sigurohej nga shteti. Alketa Pere në cilësinë e administratores pranë Spitalit Onkologjik të QSUT, u provua se dërgonte pacientët drejt klinikave private. Drilona Kishta ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Halil Gashi rezultoi se nuk ka lëshuar fatura tatimore për operacionet dhe shërbimet e kryera në klinikë.





















