Militantet e Rilindjes u kapën me “presh në dorë”, Rama fyen besimtaret myslimen !

252
Sigal

Kryerilindasi Rama, i zene ngusht pas kapjes diten e djeshme ne të  makinave që shpërndanin ushqime në këmbim të votave në Vaqar, kerkon tu hedhi hi syve te shqiptarve te cilet nuk i besojnë më mashtruesit dhe monologistit të zgërlaqur. Sot Rama deklaroi se ushqimet e kapura në orën 10.00 te mëngkesit po shkonin për personat të cilët respektojnë ritet fetare të muait të Ramazanit. Ushqimet sipas Kryerilindasit ishin per iftar ?! Por njeriu i cili as ja ndjenë dhe as i respekton ritet fetare myslimane, hodhi helmin e radhes duke nxirë e baltosur komunitetin e nderuar dhe besimtarët mysliman të cilët agjërojnë në këtë muaj të shenjtë. A di zoti Rama se besimtarët që agjërojnë nuk ushqehen gjatë drekës ?! Nëse këto ushqime do të ishin vërtetë për bësimtarët duhej tua jepnin për shpërndarje komunitetit fetar zonal dhe qëndror?!

A e di zoti Rama se ushqimet nuk mundet që të shpërndahen në orën 10.00  të mëngjesit ,për tu konsumuar pas orës 19.30 kur ështe edhe koha që vetë besimtarët e respektojnë me  korektësinë më të madhe ?!. Ndaj mos i fyeni besimtarët o i Pa -Zotë. Besimtarëve mos i përzie në punët e tua të pista për të justifikuar joshjen me ushqime të   disa fukarenjëve në Vaqarrë, Elbasan dhe zona të tjera. Ky është një turp, që shqiptaret dhe sidomos besimtarët nuk e “Hanë Turpin me Bukë” sikurse e ha Ti…

 Ja dhe reagimi i Belinda Këlliçi

Shpërdorim flagrant i detyrës dhe fshehje e provave materiale!

Islam Haka, shefi i krimeve në Komisariatin 6, gjatë këqyrjes së automjetit me targë AA043EC, ka lejuar heqjen e provave materiale brenda ambienteve të komisariatit.
Ky automjet u kap sot në flagrancë me pako ushqime të Bashkisë Tiranë dhe një sërë dokumentesh pronësie (çertifikata, vërtetime banese, deklarata për përfshirje në procedura legalizimi, dhe lista të zgjedhësve), në tentativë për shit-blerje të votës.
I bëj thirrje SPAK të fillojë urgjentisht hetimet!
Lexojeni mirë! Dëgjojeni mirë!
Jemi të gjithë në këmbë për të mbrojtur votën e lirë!
Kush guxon të blejë shqiptarët, nga shqiptarët do e gjejë fundin!