Çfarë do bëj qeveria shqiptare me 95 % azilkërkuesve të refuzuar nga autoritetet italiane? Kësaj pyetjeje nuk i jep përgjigje askush! Zgjedhja e Lezhës dhe Shëngjinit është për mua goditje racore dhe krahinore nga qeveria soroiste e Edi Ramës.
Duke parë reagime dhe spekulime të ndryshme rreth marrëveshjes Meloni-Rama për hapjen e kampeve të azilkërkuesve afrikanë në tokën shqiptare dua t’i them disa mendime. Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë fare me humanizmin apo mikpritjen e shqiptarëve. Humanizmi i shqiptarëve vihet në provë vetëm nëse Shqipëria do ishte porta e parë e hyrjes së tyre apo nëse ata do kërkonin azil politik para autoriteteve shqiptare! Ky nuk është rasti. Përdorimi i humanizmit dhe mikpritjes është abuzive! Shqipëria po importon në territorin e saj një problem tepër serioz e të koklavitur me të cilin kanë shumë vështirësi vende të fuqishme ekonomike si Italia, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Shqipëria nuk ka kapacitete logjistike për të përballuar flukse kaq të mëdha njerëzore nga vende të Afrikës. Argumenti se këto kampe do menaxhohen dhe financohen nga Italia thjesht nuk qëndron, sepse po të ishte kjo ata fare mirë do trajtoheshin në tokën Italiane. Pyetja që shqetëson çdo shqiptar çfarë do bëjë qeveria shqiptare me 95 % azilkerkuesve të refuzuar nga autoritetet italiane? Kësaj pyetjeje nuk i jep përgjigje askush! Zgjedhja e Lezhës dhe Shëngjinit është për mua goditje racore dhe krahinore nga qeveria soroiste e Edi Ramës ngjashëm siç është vendosja e traut të Thirres në rrugën e Kombit! E para godet rëndë turizmin, që është burimi kryesor i të ardhurave në një zone, që është relativisht e varfër dhe e dyta largon vizitorët dhe turistët nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare, të cilët rregullisht i frekuentojnë këto zona. Marrja e një numri kaq të madh azilkërkuesish nga vende me një kulturë dhe traditë krejt të ndryshme nga ajo vendase do të shkaktonte vullkan demografik dhe pse jo pasiguri dhe trauma sociale. Është shqetësuese të shohësh një mpirje dhe mungesë reagimi sidomos nga shumica qeverisëse, të cilët në rrjesht si dele mbështesin pa kushte një vendim të kryeministrit, që jo vetëm përben shkelje të sovranitetit duke lejuar një shtet të huaj të operojë sikur të ishte Zot në tokën tone, por është marrë edhe në shkelje flagrante edhe të ligjeve egzistuese të Republikës së Shqipërisë! Me keqardhje vërej se nga marrëveshja Meloni-Rama duke qenë se Italia është një vend që i ka mirëpritur dhe trajtuar shqiptarët e nga fakti tjetër se Meloni vjen nga e djathta Italiane janë kompleksuar edhe opozita dhe të djathtët dhe nuk guxojnë të shprehen lirshëm, por kanë shkuar deri atje sa të shprehen se ne nuk protestojmë kundër Italisë! Shqiptarët nuk duhet të lejojnë që asnjë vend i huaj qoftë edhe nga vendet më mike të shqiptarëve ta përdorin tokën dhe vendin tonë në mënyrë kaq abuzive siç po e përdor Italia në bashkëpunim me një kryeministër, që dukshëm ka mision zhbërjen e vendit të tij e nga i cili ka përzënë 1 milionë shqiptarë vendas në 10 vitet e fundit! Dhe për fund, Shëngjini dhe Lezha janë prova e parë për shoqërinë e tulatur shqiptare! Nëse nuk reagohet fuqishëm e ndalohet kjo do vazhdojë në përmasa të frikshme!