Meta: Shkodra dhe Korça do arrijë rezultat spektakolar në 14 maj

101
Sigal

Kreu i PL, Ilir Meta ka shprehur bindjen se Shkodra do të arrijë një rezultat spektakolar në zgjedhjet vendore. Meta gjatë një takimi me të rinjtë e Partisë së Lirisë në Shkodër theksoi se “është e rëndësishme që të nxitojmë” dhe u shpreh se ata do të “jenë përfaqësues model në këshillin bashkiak të Shkodrës pas zgjedhjeve të 14 Majit”.“Rikthimi në politikën aktive është për t’i dhënë fund dramës, që përballet vendi ynë, largimi i të rinjve. Ata duhet të kuptojnë se të bashkuar mund t’i imponohen politikës, që të marrë vendime në të mirën e tyre.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Korça ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulë e PD, ishte i pritshëm, duke shtuar se në këtë verdikt ka ndikuar Edi Rama.

Meta tha se në 14 Maj kandidatët e dalë nga Primaret do të dalin fitues, ndërsa shtoi se ‘atentatit të pluralizmit’ nga Edi Rama, do t‘i përgjigjen në mënyrë adekuate.

‘Cilido të jetë vendimi i Edi Ramës, atij do t’i kthehet në bumerang. Kur e kam thënë kam pasur parasysh kontrollin e tij ndaj sistemit të drejtësisë dhe se unë personalisht nuk kam pasur pritshmëri në një vendim objektiv në këtë çështje. Sepse u zgjidh që prej një viti dhe me urdhër të Ramës nuk u protokollua vendimi i gjyqtarit.

Do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate këtij atentati ndaj pluralizmit demokratik. Kur aventurieri Rama mendon se mund të luaj në këtë mënyrë me cilën e PD, imagjinoni se çfarë bën ai me vulat e institucioneve. Opozita është dy e tre herë më e angazhuar se më parë për të organizuar një fitore të plotë më 14 Maj.

Kandidatët e Primareve janë kandidatët e opozitës së bashkuar dhe të vërtetë. Nuk janë kandidatë të dalë nga zarfet e minutës së fundit, ndaj do jenë kandidatë fitues’,- tha Meta.