Meta reagon pas konventës ku ndryshoi emri i LSI: Hodhëm hapin e parë për vendosjen e sovranitetit përmes referendumit

131
Sigal

Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mirënjohje ndaj delegatëve që ishin të pranishëm në Konventën e LSI-së një ditë më parë për themelimin e partisë së re.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se kjo forcë politike hodhi hapin e parë në përmbushjen e misionit për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit përmes referendumit.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Me mirënjohje për të gjithë delegatët për vendimin historik të themelimit të Partisë së Lirisë. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e Sovranitetit të plotë të popullit shqiptar nëpërmjet Referendumit.

Tani është Koha për Veprim! Asnjë sekondë për të humbur

LSI zhvilloi një ditë më parë Konventën ku miratuan një sërë ndryshimesh në statut, organizim si dhe emrin e forcës politike në Partinë e Lirisë.

Në fjalën e tij, Ilir Meta tha se LSI-ja e përmbushi misionin e saj.