Meta: Rama ka alergji nga gjelbërimi, e ka kthyer Tiranën në kurth betoni

152
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e Tiranës. Duke folur në këtë takim, Meta ka sulmuar Edi Ramën, si njeriun që për korrupsionin ka asgjëruar Tiranën.

Meta deklaroi se, Rama për hir të korrupsionit ka vendosur të shkatërrojë kryeqytetin, duke dhënë leje për të ngritur kulla betoni.

‘Ka alergji të paparë nga gjelbërimi. Shikoni çfarë i ka bërë Tiranës, Durrësit dhe bregdetit të Shqipërisë. Është armik i gjelbërimit. E ka kthyer Tiranën në një kurth betoni që digjet e përvëlohet në vapë dhe populli plevitoset në dimër. E ka kthyer në një qytet që vret shëndetin e njerëzve. Nuk është ekzagjerim, por e vërtetë. Ku mund të shëtisin dhe lozin fëmijët, të moshuarit, në këtë mjedis armiqësor të betonit’, u shpreh Meta gjatë fjalës së tij, me struktura drejtues të Partisë së Lirisë në Tiranë.

Pjesë nga fjala e kreut të PL-së, Ilir Meta:

Shqipëria ka pasur edhe pushtues të përgjegjshëm, nuk ka vetëm pushtues të papërgjegjshëm dhe mizorë që e nisën karrierën me 20% në Tiranë dhe tani kanë kaluar 500-600 % në Shqipëri. A e nisi në Tiranë me 20%, tani i bën rrugët më të shtrenjta se Serbia dhe 10 fish më të shtrenjta se BE.

Tirana ka përjetuar si askush tjetër, pabesinë e këtij sekti makut dhe antikombëtar, që e nisi duke i përpjekur të vjedhë meritat e ish-kryeministrit Ilir Meta, për ti rikthyer Tiranës parqet, për të mbrojtur atë trashëgimni kulturore që e kishte Tirana nga e kaluara, mes tyre dhe Teatrin Kombëtar e për ta kthyer sot në Tiranën e betonit, ku nuk dallohet më Kulla e Sahatit, për shkak se kullat e tjera qiellgërvishtës janë ngritur.

Tirana ka hak për të marrë, në kuptimin më të drejtë të kësaj fjale dhe do ta marrë shumë shpejt, për të ja kthyer pabesinë me drejtësi, por edhe për ti dhënë fund këtij degradimi të jashtëzakonshëm. Dua të ju kthej 20 e ca vite pas, kur në detyrën e kryeministrit mora disa vendime të forta për ti kthyer Tiranës parkun Rinia dhe ju e mbani mend se si ky më vinte nga pas si xhol edhe i kisha lënë detyrë për të mbjellë barin sepse për të prishur parkun as si shkonte mendja, sepse e merrnin në telefon dhe e terrorizonin tërë ditë ata të fortit, bashkë me Tosin, pastaj krijoi legjendën sikur e kishte prishur ky parkun Rinia.

Më qepet nga pas dhe më vjen atje tek parku i rrugës së Elbasanit, rosaku e patoku dhe merrte kalamajtë e mi dhe dilte në foto, sikur po punonte për fëmijët. Pa shkoni një cikë atje, tani që ai i ka të gjitha në dorë. Qeveri, bashki, këshill bashkiak, çfarë ka bërë atje? Një mal betoni. Gjysma e Tiranës këtej nuk e shikon më malin e Dajtit dhe gjysma e Tiranës andej nuk i shikojnë më kodrat e Saukut, ku partizanët qëlluan me top asamblenë tradhtare. Nuk shikohet më.

Sepse ky ishte raporti i këtij me Tiranën dhe është, me të vërtetën, gjelbërimin, hapësirat urbane. Ky është raporti i tij me korrupsionin. Me vrap të madh, kur unë merrja vendime të mbroja zonat e trashëgimnisë së Tiranës, ky dilte e thoshte po mbrojmë Tiranën. Po kur i mori të gjitha në dorë ky, çfarë i bëri Teatrit? Në 4 të mëngjesit me të qeshur e, ashtu do ta ketë në mes të ditës, me të qeshur me të ngjeshur. Me drejtësi e ligj do të ja bëjmë ne atij.

Ky është raporti i tij me Tiranën, zemrën, krenarinë e Shqipërisë. Shikoni ju, sa vuajnë ata për të marrë një leje për të rregulluar, derën, dritaren. Ndërsa për të ngritur male betoni, brenda ditës. Ai nuk ndihmon asnjë njeri, duke respektuar ligjin. Edhe kur i takon dikujt një e drejtë, e ka qejf ta mbajë peng. Këtë e ka trashëguar ai, nga paraardhësit e tij. Jo më të ndihmojë një njeri duke shkelur ligjin. Ai bën namin për të marrë një ryshfet për të ju dhënë qytetarëve një të drejtë të ligjshme dhe bën namin kur shkel ligjin. Kjo nuk është vetëm në kurriz të Tiranës, por të të gjithë Shqipërisë.

Ka alergji të paparë nga gjelbërimi. Shikoni çfarë i ka bërë Tiranës, Durrësit dhe bregdetit të Shqipërisë. Është armik i gjelbërimit. E ka kthyer Tiranën në një kurth betoni që digjet e përvëlohet në vapë dhe populli plevitoset në dimër. E ka kthyer në një qytet që vret shëndetin e njerëzve. Nuk është ekzagjerim, por e vërtetë. Ku mund të shëtisin dhe lozin fëmijët, të moshuarit, në këtë mjedis armiqësor të betonit.

I vrau Tiranës pamje, frymëmarrjen, jetën e shëndetin. Vetë iku në Surrel, sepse kujdeset për mushkëritë e veta. Ndërsa për mushkëritë e qytetarëve të Tiranës është një xhelat i vërtetë. E nisi me vjedhjen e fasada të ministrive dhe po e përfundon me qindra miliona eurot e inceneratorëve. Kanë ata të shkretet nga 5-6 vjet që janë ndarë nga kjo botë, firmos ata.

Ishte njëri sot që thoshte më mirë djali në qeli se në shpi. Ai tjetri nuk paguante dot dritat dhe i dha fund jetës. Ama oligarkët, shokët e tij hajdutët bëjnë çfarë të duan. Për këta edhe kur janë në hetim, del qeveria garante që të marrin kredi duke vënë pronat e qytetarëve garanci sepse është ky nga pas.

Nuk dua të ndalem shumë me këtë njeri që është i lexueshëm tani nga çdo qytetar, përfshirë edhe socialistët e ndershëm që i ka marrë peng. Nuk dua të flas shumë për problemet e kryeqytetit tonë, por unë vetë të ju them të drejtën si president, isha i detyruar për të lëvizur me eskortë edhe pse nuk i kam pasur qejf këto punë, sa herë doja të dilja nga Tirana e llogarisja, ose në orën 6 të mëngjesit ose në darkë vonë.

Kisha merakun se ngaqë kishte shumë trafik dhe njerëzit shikonin makina policie dhe shqetësoheshin e mërziteshin dhe shajnë me të drejtë. Dhe ju e dini shumë mirë se çfarë hiqni dhe vuani ju. Dini se çfarë do të thotë trafik, bllokim i qarkullimit në qendër. E dini shumë mirë se çfarë do të thotë asgjësim i pamjes, goditje e historisë, e traditës, e simboleve të qytetit.

Ju e dini shumë mirë që transporti urban është katastrofë dhe pjesa më e madhe janë pa kondicioner dhe vonesë në lëvizje. E dini shumë mirë se pranë çdo shkolle të rindërtuar janë ndërtuar pallate në vend të ambienteve sportive. Edhe te presidenca 3 vite luftë dhe triumfuan pallatet. Sepse korrupsioni është kthyer në një tmerr. E morët vesh edhe një ditë para se të ikja unë, u bë lajmi që do të kujdesen për Pallatin e Brigadave. E kuptoni ju se çfarë do të thotë kujdesje për ata, që ti fusin thikën edhe gjelbërimit atje, në të vetmen hapësirë që ka mbetur për kryeqytetin, të paktat mushkëri dhe trashëgimni dhe histori.

Ju e dini shumë mirë se cila është kostoja e jetesës në Tiranë. Është kryeqytetit me çmimet e konsumit më të larta në rajon, shumë më lart se Mali i Zi, Kosova, e Maqedonia e Veriut. Për vitin 2022 Tirana rënditet në vendin e 23 nga 321 qytete të monitoruara në botë përsa i përket ndotjes dhe është përkeqësuar në 3 vitet e fundit me 15 vende. Është për keq në krye.

1 litër qumësht në Tiranë është më shtrenjtë se në Londër, Paris, Berlin, Amsterdam. Ju e dini që është rritur taksa e ujit. I dini shumë mirë si janë të larta të parkingut dhe asgjësimi në çdo rrugë i çdo hapësire për të mundësuar parkimin pa pagesë. Vetëm në 2021 u vendosën 239 mijë gjoba.