Meta priti Ndihmës Sekretarin për Çështjet Ndërkombëtare të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare Alan Bersin

517
Sigal

Kryetari
i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot në Kuvend Ndihmës Sekretarin për Çështjet
Ndërkombëtare të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare z. Alan Bersin,
të cilin e falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara
ndaj forcimit të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar,
trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit në Shqipëri, dhe veçanërisht për
mbështetjen në drejtim të forcimit të sigurisë. 

 


këtë kuadër u vlerësua bashkëpunimi dypalësh për forcimin e sigurisë kufitare,
luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe parandalimit të elementëve
terroristë, sidomos në kuadër të lëvizjeve të paprecedenta migratore të viteve
të fundit. 

 

Z.
Meta u shpreh se “Vetëm një sistem transparent dhe modern mund të na
ndihmojë të sigurojmë kufijtë tanë më mirë. Ndaj bashkëpunimi i ngushtë me SHBA
në këtë drejtim na ndihmon jo vetëm në forcimin e parametrave të sigurisë
brenda vendit, por na rrit kredibilitetin edhe ndaj partnerëve tanë
euro-atlantikë, si një kontribut për forcimin e sigurisë rajonale
”. 

 


këtë drejtim Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta theksoi rëndësinë e nënshkrimit
pa vonesa të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe SHBA për “Forcimin
e Bashkëpunimit në Parandalimin e Terrorizmit dhe për Luftën ndaj
Emigracioninit të Paligjshëm dhe Krimeve të Rënda
” i cili do të ndihmojë në
shkëmbimin e informacionit biometrik në kohë reale.

 

Ndihmës
Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare i Departamentit Amerikan të Sigurisë
Kombëtare z. Alan Bersin theksoi se “SHBA janë krenarë që qëndrojnë përkrah
jush, ndaj do të maksimizojmë përpjekjet tona me qëllim që edhe Shqipëria të
jetë pjesë e sitemeve të sigurta e në kohë reale të shkëmbimit të informacionit
në pikat kufitare
”. 

 

Shqipëria
është një shembull i tolerancës ndër-fetare dhe ky model duhet ruajtur
” –
vuri në dukje z. Bersin. 

 


përfundim Ndihmës Sekretari Bersin e përgëzoi Kryetarin e Kuvendit Meta për
miratimin konsensual të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi dhe
nënvizoi se implementimi i kësaj reforme kyçe do t’a ndihmojë Shqipërinë në
përpjekjet e saj për të forcuar shtetin ligjor dhe zbatimin e ligjit.

 

Nga
ana e tij, Kryetari i Kuvendit z. Meta vlerësoi kontributin e SHBA dhe Misionit
OPDAT për mbështetjen e tyre ndaj reformës në drejtësi dhe shprehu besimin në
suksesin e këtij bashkëpunimi edhe gjatë zbatimit të kësaj reforme historike
për vendin. 

 


takim morën pjesë edhe Kryetarja e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit znj. Arta
Dade dhe Ambasadori i SHBA në Shqipëri z. Donald Lu.