Meta pret Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Ismail Kahraman

482
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta takon Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Ismail Kahraman në Prishtinë Gjate takimit ne Prishtine me Kryetarin e ri të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Ismail Kahraman, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vlerësoi marrëdhëniet e ngushta vëllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve. Duke vënë në dukje bashkëpunimin e frytshëm bilateral në të gjitha drejtimet, u ripërsërit ftesa për një vizitë të z. Kahraman në Shqipëri. Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Ismail Kahraman, pasi vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer ekonomik dhe politik me Shqipërinë, u shpreh se kontaktet mes dy Parlamenteve dhe veçanërisht mes komisioneve parlamentare duhet të intensifikohen më tej. Në përfundim, Kryetari i Kuvendit, Meta dhe homologu i tij turk Kahraman biseduan mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare duke vlerësuar angazhimin e Turqisë dhe të Shqipërisë kundër terrorizmit ndërkombëtar në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitet.
Sigal