Meta: Porti i Durrësit, skandal shokues! Grabitje e pastrim parash nga qeveria që lufton shqiptarët

107
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komentoi në mbledhjen e Kryesisë aferën korruptive të Portit të Durrësit. Meta tha se qartazi kemi të bëjmë me mashtrime nga qeveria dhe pastrim parash. Kreu i PL tha se qeveria e Ramës i ka shpallur luftë shqiptarëve.

“Faktet janë të rënda, ka thënë se e bën këtë sakrificë, shkatërron një ivestim historik se ka hall për 12 mijë vende pune.

Gënjeu edhe për aeroportin e Kukësit, investim i vitit 2003 nga arabët, ky i vuri furçën se do gjoja hapte 12 mijë vende, kur në Kukës s’ka as 12 mijë banorë.

2 mld eurot që do vinin menjëherë, të gjithë e dinë se është mashtrim sepse 65 mln euro do japin këta, aq sa i kanë dhjetëra biznesmenë në vendin tonë.

Modele si në Tiranë, shit apartamente e bli tulla, grabitje e pastrim parash.”-tha Meta.