Meta: Mesazhi i Papa Françeskut për klerikun Ernest Simoni Troshanin ishte emocionues, ja përkushtoi jetën zotit dhe atdheut

29
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas mesazhit emocionues nga Papa Françesku, që lartëson veprën dhe figurën frymëzuese të Kardinalit tonë të dashur Ernest Simoni Troshan.

Meta është shprehur se Ernest Simoni Troshani, ishte përfaqësuesi i brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve shqiptarë katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes dhe qëndresës dinjitoze në shërbim të atdheut dhe kombit

Postimi:

Mesazh i mrekullueshëm dhe tepër emocionues i Papa Françeskut, që lartëson veprën dhe figurën frymëzuese të Kardinalit tonë të dashur Ernest Simoni Troshani, përfaqësuesit të brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve shqiptarë katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes dhe qëndresës dinjitoze në shërbim të atdheut dhe kombit.