Vdekja e efektives, Kryemadhi: Ëngjëlli shqiptar i paqes dhe dëshmorja e kombit

515
Sigal

“Duke u bashkuar me dhimbjen e familjes së Zarifes, por edhe me dhembjen e të gjithë Forcave tona të Armatosura, iu shpreh atyre ngushëllimet e zemrës e të shpirtit si nënë e si grua, e lutem që Zoti t’iu japë forcë ta përballojnë dhimbjen e madhe për humbjen vajzës së tyre. Kështu shkruan kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, teksa reagon me një mesazh ngushëllimi pas humbjes tragjike të efektives sonë te FA, gjatë misionit në Letoni.

“Shqipëria e të gjithë ne bashkë me dhimbjen, ndjejmë krenarinë që i japin flamurit tonë kombëtar dhe emrit të Shqipërisë bijat e bijtë e rritur me dashurinë për atdhe e pēr flamur”, shkruan më tej Kryemadhi.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit

Me peshën e dhimbjes sa një mal, mësova lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të Zarife Hasanajt, vajzës me uniformën e shenjtë të ushtarakut shqiptar, dhe të plagosjes së major Klodian Tanushit dhe rreshter Julian Kapaj, teksa shërbenin në kuadër të misionit të NATO-s në Letoni!

Duke u bashkuar me dhimbjen e familjes së Zarifes, por edhe me dhembjen e të gjithë Forcave tona të Armatosura, iu shpreh atyre ngushëllimet e zemrës e të shpirtit si nënë e si grua, e lutem që Zoti t’iu japë forcë ta përballojnë dhimbjen e madhe për humbjen vajzës së tyre, e cila me aktin e vet heroik të rënies në krye të detyrës nën flamurin shqiptar në përbërje të forcave të NATO-s, bëhet engjëlli shqiptar i paqes dhe dëshmorja e kombit shqiptar në panteonin e dëshmorëve të NATO-s, duke na dëshmuar të gjithëve se edhe mbrojtja e paqes kalon përmes sakrificash sublime!

Lutem për të e shpirtin e saj.
U prehtë në paqe e i ndrittë shpirti!

Lutem edhe për dy ushtarakët e tjerë të plagosur që të shërohen sa më shpejt e të kthehen shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre!

Shqipëria e të gjithë ne bashkë me dhimbjen, ndjejmë krenarinë që i japin flamurit tonë kombëtar dhe emrit të Shqipërisë bijat e bijtë e rritur me dashurinë për atdhe e pēr flamur!

Zoti i bekoftë! 🙏🇦🇱