Meta: Marrëveshja Shqipëri-Itali për refugjatët bie ndesh me Kushtetutën, krijon probleme të mëdha për sigurinë dhe respektimi e të drejtave të njeriut

43
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për media, ka komentuar projektbuxhetin e vitit 2024, ku tha se është antisocial, ndërsa shton se qeveria me koncesionet janë treguar bujare.

Për Paketën Fiskale, Meta tha se do të ketë vetëm efekt negativ.

“Ka përpjekje për të spostuar debatin nga ky projektbuxhet që ka nevojë për ndryshime thelbësore. Paketa fiskale 2024 synon të gjen eroje të ardhura shtesë duke rritur barrën fiskale për biznesin. Do të ketë vetëm efekte negative. Me buxhetin qeveria tregohen antisociale, nuk ka rritje për familjet n me ndihëm ekonomike dhe pagesat e papunësisë. Nuk parashikuar asnjë fond për familjet e varfra që janë prekur nga rritja e çmimet. Ndërkohë për koncesionet dhe PPP rriten në mënyrën më bujare me 9% më shumë. Qëllimi është përfitimi dhe korrupsioni te PPP, që disa prej tyre”, tha Meta.

Meta komentoi dhe marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për sjelljen e refugjatëve të kapur në dete nga autoritetet italiane, në Lezhë.

“Lidhur me çështjen që ju ngritët për marrëveshjen mes dy kryeministreve, besoj që është tërësisht një marrëveshje problematike që tregon dhe njëherë që Rama përdor pozitën e kryeministrit, për të ofruar shërbime të karakterit personal në kërkim të favoreve personale, për arsye se është një marrëveshje që bie ndesh me Kushtetutës dhe përçmon të gjithë rrugën ligjore që duhej ndjekur. Së dyti, është e qartë se krijon probleme të mëdha për respektimin e të drejtave të njeriut.

Probleme serioze për sigurinë, dhe ka sjellë një shqetësim në Itali dhe BE. Është një aventurë e Ramës dhe jo ndihmë për Italinë. Tregon që politika e jashtme është në dorën e një njeriu që e zhbërë Kushtetutën, Parlamentin dhe shpresoj që opozita të bëjë të gjithë përpjekjet e saj për t’i qëndruar parimeve që kanë të bëjnë me demokracinë dhe të drejtave të njeriut”, tha kreu i PL.